Sela: Zaev mendon se është sundues, por ne jetojmë në shekullin 21 dhe jo në mesjetë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një paraqitje mediatike u pyet për procesin e regjistrimit. Ai thotë se është shumë e nevojshme që të dihet numri real, duke shtuar se ligji është decid, ligji numrin e përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jorezidente.

    “Skandaloze më duken deklaratat e kryeministrit Zaevit i cili asesi që të largohet nga mendësia e vet mesjetare. Ai mendon që është sundues. Sepse në mesjetë nga sunduesi vareshin të drejtat e qytetarëve.

    Sot jetojmë në shekullin 21 dhe nuk duhet të varen të drejtat kolektive të një populli nga dëshira e mirë ose e keqe e ndonjë sunduesi. Por kjo vjen rezultat i përkrahjes të programeve dhe platformave që legjitimohen me votë dhe legjitimohen në Parlament.

    Sela ndër të tjera shtoi se ne nuk kemi nevojë dikush të na tregoj përralla, ne e kemi shumë të nevojshme që të dimë numrin real të popullatës në RMV

    Lajmi Paraprak

    Policia identifikon pronarin e kalit që vraponte në autostradën Shkup – Tetovë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Koha që e kalojmë ‘Online’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë