Policia identifikon pronarin e kalit që vraponte në autostradën Shkup – Tetovë (Video)

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident.

    “Në drejtimin nga kryqëzimi për Brvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari N.K. (53) nga Tetova është identifikua shpejt dhe është ftuar për bisedë informative”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Tetovë | Xhaferi nuk pranon nismën e VMRO-DPMNE-së për Komision anketues që do të vërtetojë përgjegjësinë politike

    Lajmi i rradhës

    Sela: Zaev mendon se është sundues, por ne jetojmë në shekullin 21 dhe jo në mesjetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë