Selami: Propozuam disa projekte për Tetovën, por u refuzuan nga Bilall Kasami (Video)

    Këshilli komunal i Tetovës diskutoi sot për propozim buxhetin për vitin 2023. Këshilltari nga AlternAtivA, Faton Selami propozoi disa projekte të rëndësishme për tetovarët, por u refuzuan nga këshilltarët e Besës dhe kryetari i komunës Bilall Kasami, përcjell Nistori.

    “Sa i përket pikës për Propozim-Buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2023, parashtrova tre propozime:

    1. Vendosjen e kangjellave (barrierave) mbrojtëse mbi muret e shtratit të lumit Shkumbin, në pjesën ku lumi kalon nëpër qytet, pasi mungesa e tyre rrezikon jetën e kalimtarëve të rastit.
    2. Vendosjen e bordurave prej betoni në pikat më të rrezikshme të akseve rrugore Sellcë – Vijcë dhe Shipkovicë – Bozovcë, në bashkëpunim me Njësinë për komunikacion dhe rrugë të komunës, me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacion në këto akse rrugore.
    3. Rrjeti i kanalizimit mungon në shumë vendbanime të komunës tonë, por si për fillim, në buxhetin e v. 2023 propozova që të parashihet ndërtimi i kanalizimit në f. Xhepçisht”, njofton Selami.

    Gjithashtu, këshilltari i Alternativës ka propozuar edhe plotësimin e Programit për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës për vitin 2023, me 2 nisma të nevojshme për banorët.

    “Propozova vendosjen e 20 shportave në lagjen Drenovec, si dhe vendosjen e pajisjeve për zbavitjen e fëmijëve dhe pajisje për aktivitete rekreative – sportive afër Stadiumit të vjetër të qytetit duke kërkuar njëkohësisht që nga aty të largohet deponia e mbetjeve inerte”, njofton Selami.

    Gjithashtu, këshilltari i Alternativës ka shprehur shqetësimin se themelimi i dy ndërmarrjeve të reja komunale, “Sharri” dhe “Oeneum”, do të rrisin harxhimet për qytetarët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LUMTURIA NË BOTË | Ku renditet Maqedonia e Veriut sa i përket lumturisë?

    Lajmi i rradhës

    U miratua buxheti i Komunës së Tetovës | Opozita: Buxhet për militantët e Besës dhe VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë