Seleksionimi dhe trajtimi i mbeturinave mund t’u sjellë komunave para

    Mbeturinat komunale të derdhura në deponi janë të pavlefshme, por seleksionimi i mbeturinave dhe trajtimi i tyre i mëtutjeshëm në pikat mbledhëse ose transferimi në stacionet e ndërmarrjeve publike komunale, mund ta rrit vlerën e mbeturinave të seleksionuara dhe të arrihet sistem i qëndrueshëm financiar. Kjo është porosia që e dërgojnë ekspertët në lidhje me gjendjen shqetësuese me përqindjen e ulët të seleksionimit të mbeturinave komunale në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kryeqytet, shkruan Meta.mk.

    Ndërmarrja Publike Komunale “Higjiena Komunale” – Shkup, vitin e kaluar është përpjekur që ta rrit përqidnjen e mbeturinave të selektuara në oborret e tyre recikluese. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 nga ndërmarrja publike janë selektuar 5.390 kilogramë të ambalazhimit “PET” dhe najlon, 85.390 kilogramë të letrës dhe kutive të kartonit dhe 253.100 kilogramë të qelqit. Në këtë periudhë janë selektuar edhe 260 kilogramë kanaçe nga të punësuarit e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, ndërkaq mbeturina e selektuara nga oborret recikluese u janë dorëzuar ndërmarrjeve “Pakomak” dhe “Nutrivet”, thuhet në Raportin për punën e “Higjienës Komunale” – Shkup për periudhën janar-qershor 2022.

    Të dhënat për vitin e kaluar tregojnë trend të rritjes së selktimit të mbeturinave nga ana e ndërmarrjes publike më të madhe në shtet. Në gjysmën e parë të vitit 2022, ato kanë arritur të selektojnë 343.510 kilogramë (343.5 tonë) mbeturina komunale, ndërkaq një vit më herët janë selektuar 262.665 kilogramë (262.7 tonë).

    Edhe përskaj rritjes së aktivitetit të të punësuarve për selektim të mbeturinave, megjithatë të dhënat statistikore tregojnë se kjo përqindje e rritjes në kryeqytet është i parëndësishëm. NP “Higjiena Komunale” – Shkup vetëm në gjysmën e parë të vitit ka mbledhur 76.856 tonë mbeturina komunale. Duke u bazuar në këtë, “Higjiena Komunale” ka seleksionuar vetëm 0,45% të sasisë së përgjithshme të mbeturinave. Duhet të theksohet se kryeqyteti është krijuesi më i madh i mbeturinave në vendin tonë, a me atë edhe sasitë më të mëdha të mbeturinave të përgjithshme që hidhen në deponi janë në Shkup.

    Meta.mk tre herë më 30 janar, 6 dhe 13 shkurt ka kërkuar nga NP “Higjiena Komunale” të dhëna për tërë vitin 2022, megjithatë nuk kanë marrë përgjigje.

    Borçe Kuzmanovski, ekspert për mbeturina nga Shoqata “Gou Grin” për Meta.mk, thotë se të gjitha numrat zyrtar për sasitë e selektuara janë të vogla dhe larg prej qëllimeve që dëshirojmë të arrijmë.

    Edhe pse ekzistojnë sasi të selektuara nëpërmjet iniciativave të ndryshme, përqindja e mbeturinave të selektuara sërish mbetet larg të dëshiruarës.

    Në lidhje me Ndërmarrjen Publike Komunale të Shkupit, Kuzmanovski thotë se “Higjiena Komunale” përballet me kapacitete të dobëta, automjete të vjetëruara, të cilat nuk lejojnë që të kalohet në sistem tjetër të mbledhjes, ofrimit të selektimit primar dhe sekondar, ripërpunim të mbeturinave ose fushatave për rritjen e vetëdijes publike në funksion të zvogëlimit të krijimit të mbeturinave dhe ripërdorimit të tyre.

    “Vetë ndërmarrja duhet që të bëjë analizë të punës së deritanishme, çfarë është arritur dhe çfarë do të arrihet nëse vazhdon me këtë mënyrë të punës. Nëse ai skenar nuk është i dëshirueshëm, atëherë duket se duhet të ketë ndryshime dhe riorganizim”, thotë Kuzmanovski.

    Ai e përmend shembullin e Ndërmarrjes Komunale të Komunës së Prilepit, ku në mbeturinat shohin mundësi për përfitim shtesë. Drejtorët e ndërmarrjeve komunale, shtoi Kuzmanovski, duhet që të formojnë ekipe që bashkë do të punonin nën mentorim të ekipit nga Prilepi i cili me sukses e ka zbatuar sistemin për selektim të mbeturinave i cili funksionon në këtë qytet.

    “Nuk ka asgjë të keqe në bashkëpunim ndërkomunal, mentorim dhe ndarje të përvojave dhe njohurive nëse qëllimi përfundimtar është performanca më e mirë në punë, shërbimi më i mirë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe mjedisi më i pastër dhe më i mirë”, tha Kuznamovski.

    Ndërmarrjet publike komunale duhet që të gjejnë modele se si një pjesë e mbledhësve joformal të mbeturinave të inkorporohen në strukturën e tyre, t’i shfrytëzojnë shkathtësitë e tyre dhe përvojat gjatë seleksionimit të mbeturinave, pore dhe të investojnë në pajisjet për trajtimin e mbeturinave të selektuara, pasi që në këtë mënyrë rritet vlera e tyre.

    “Me investim të vogël për trajtimin e mbeturinave, ekziston mundësi për rritje të ndjeshme të vlerës së tyre, e cila më tej mundëson investime shtesë dhe shërbim gjithnjë e më të mirë ndaj qytetarëve të cilët janë shfrytëzuesit përfundimtar”, shtoi Kuzmanovski.

    Që të futet një qasje e këtillë inovative, duhet që ndërmarrjet komunale të kenë mbështetje nga komunat, por edhe të bashkëpunojnë me kompani dhe iniciativa të cilat tanimë punojnë në selektimin e mbeturinave. Shembull më i afërt për Maqedoninë është kryeqyteti slloven, Lubjana, i cili është lider evropian për selektim të mbi 70% të mbeturinave nga sasia e përgjithshme. Ka një dallim të rëndësishëm mes Shkupit dhe Lubjanës, i cili i motivon banorët e metropolit slloven që të seleksionojnë mbeturina.

    “Te ne kompensimi llogaritet për metër katrorë në njësitë banesore ku jetojmë. Mënyra e këtillë është demotivuese për qytetarët për te cilëve presim që ta ulin krijimin e mbeturinave ose ta selektojnë, ndërkaq gjithsesi paguajnë kompensim fiks. Derisa në Slloveni, kanë mundësi që falas t’i largojnë përbërjet e vlefshme nga mbeturinat si qelqi, mbeturinat e ambalazhuara dhe organike. Për mbeturinat tjera do të mund të paguajnë kompensim të përllogaritur sipas volumit ose kilogramit. Kështu, çdo qytetar është i motivuar që sa më shumë mbeturina të selektojë, pasi që do të paguajë më pak”, sqaron Kuzmanovski.

    Modelet e suksesshme për menaxhim me mbeturinat krijohen, ndërkaq për këtë janë të domosdoshme katër shtylla: infrastrukturë e zhvilluar dhe shërbim i mirë, legjislativ në vend, qëllim politik dhe mbështetje, por edhe komunikim i mirë me qytetarët. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, ne kemi relativisht legjislativ të ri për të cilin mungon zbatimi, infrastrukturë të dobët për seleksionim të mbeturinave, ndërkaq deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë për ndryshim të modelit për llogaritje të kompensimit për mbeturinat që paguajnë qytetarët, vlerëson Kuzmanovski.

    Përndryshe, në nivel të kryeqytetit, gjendja me përqindjen minimale të selektimit të mbeturinave, është problem ndër vite. Meta.mk, gjatë kohë shkruan se rajoni i Shkupit krijon sasi më të madhe të mbeturinave komunale, ndërkaq “Higjiena Komunale” shumë pak e selekton atë.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Hetimet e deritanishme çojnë në përfundimin se janë kryer krime lufte në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV kanë frikë nga një valë e re e rritjes së çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë