Selmani: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të vonuara

    Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas 16 gushtit, janë të vonuara dhe shikuar juridikisht as që mund të ndodhin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Eksperti juridik Bashkim Selmani thotë se ndryshimet eventuale të rregullave zgjedhore mund velejnë vetëm për cikle të tjera zgjedhore.

    I gjithë debati që zhvillohet tani, sipas tij, bëhet më shumë për amulli në opinion se sa për të pasur ndryshime me efekt dhe cilësi në zgjedhje.“Nga momenti që shpallen zgjedhjet në asnjë mënyrë nuk lejohet që të ndryshohet kodi zgjedhor, pasiqë nuk e lejojnë procedurat parlamentare, ndërsa nga ana tjetër mund të ndryshohet por për zgjedhjet e ardhshme. Po të kishin pasur interes partitë politike, kanë pasur shumë kohë për të ndryshuar, mirpo ky kod dhe kjo mënyrë e përzgjedhjeve në mënyrë partiake, të dirigjuara, qoftë nga ana e këshilltarëve po të ishin listat e hapura do të kishim demokraci e kështu me rradhë, mirpo kjo nuk i konvenon partive të mëdha dhe prandaj gjithmonë në çdo cikël zgjedhor kemi përplasje të kësaj natyre, por nuk janë reale dhe nuk janë bazike për arsye se më të tepër është një çështje që ka të bëjë me oratorinë politike se sa me procedurat juridike.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

    Në të njëjtën vijë ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, I cili u shpreh pesimist rreth ndryshimeve eventuale pas shpalljes së zgjedhjeve. Po partitë duke u nisur nga kryeministri Zoran Zaev shpresëdhënës se ndryshimet mund të vijojnë me kthimin e deputetëve pas pushimeve vjetore.Në ndryshime midis tjera propozohet që pragu i kandidaturave të pavarura të jetë 2%, e që hasi në kritika të shumta dhe në kundërshtim me rekomandimet e OSBE – ODIHR-it, të cilët propozojnë të jetë 1%. Propozim tjetër ishte vendosja e listave të hapura për këshilltarë me prag prej 3% të grumbullimit të votave, që kandidatët të renditen në mesin e fituesve.

    Lajmi Paraprak

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim takim me Kadarenë: Kadare një nga mendimtarët më të mëdhenj në Europë

    Lajmi i rradhës

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë