Selmani: Subjektet politike të fokusohen në interesin e vendit dhe jo në interesat partiake

    Interesi për të ardhmen, dhe perspektiva e vendit është prioritet, vlerëson për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit subjektet politike duhet që t’i lënë anësh interesat partiake dhe të jenë të kujdeshme në veprimet e tyre.

    Selmani porositi opozitën  maqedonase mos të kërkojë zgjedhje të shpejta së paku në këtë kohë, kur qytetarët po presin me decenie datën për fillimin e negociatave, ndërsa pozita të jetë më komunikuese dhe më me mirëkuptim për opozitën.

    “Janë dy momente kyqe në të cilën RMV duhet të gjej një rrugë të përbashkët që funksionaliteti i shtetit të jetë normal, për arsye se kjo pritje që po ndodhë për qytetarët brenda dy decenieve është shumë e arsyeshme që zgjedhjet e vetme në të cilën do ti vë gjërat në funksion. Mirpo faktori kohë nuk i premton RMV atë komoditet, prandaj do të jetë mirë që të zgjidhet problemet politike  ne aspektin ndërkombëtarë me aderimin e RMV në BE, dhe më vonë të jenë edhe zgjedhjet e mundëshme” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

    Sipas Selmanit, në raste kur vendi ballafaqohet me krizë politike  dhe me shumicë të brishtë, zgjidhja më e mire do të ishte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme,  dhe me shpresë se zgjedhjet e rradhës do të prodhonin numra të cilat do të mundësonin formimin e një shumice stabile.

    Megjithatë tajmingu kur vendi jonë po pret datë për fillimin e negociatave për anëtarësim e hedhë poshtë mundësin e zgjedhjeve të shpejta.

    Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se partitë duhet të tregojnë pjekuri  politike edhe për punën në Kuvendin Republikan, marrë parasyshë faktin se deri në përfundim të këtij viti pritet miratimi i shumë ligjeve që janë të lidhura me perspektivën europiane dhe janë në të mirën e përbashkët  dhe Buxhetin, i lidhur ngushtë me mireqenien e qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    RMV, protestë kundër vaksinimit të detyruar

    Lajmi i rradhës

    Në mungesë të lëndëve të para “kërcënohet” rimëkëmbja ekonomike e post-pandemisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë