Serbia në udhëkryq – me Rusinë apo me NATO-n?

    Në vazhdën e zhvillimeve kur shtetet e rajonit po realizojnë stërvitje ushtarake me Aleancën e Atlantike të Veriut (NATO), Serbia në anën tjetër ka zgjedhur Rusinë, si kundërvënie ndaj këtyre stërvitjeve, shteteve anëtare si dhe atyre që kanë synim integrimin në këtë aleancë.

    Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kjo e fundit ka publikuar revistën e rregullt ushtarake “Odbrana”, ku kanë veçuar donacionin e pranuar nga Rusia, me 30 tanke dhe mjete të blinduara të zbulimit BRDM-2MS, si dhe stërvitjen e përbashkët ushtarake me forcat speciale serbe dhe ruse të realizuara me 23 maj të këtij viti, në poligonin “Oresac”.

    Për më tepër, ata veçojnë edhe një donacion të dhuruar nga Kina me 200 mijë vaksina kundër COVID-19 për pjesëtarët e ushtrisë serbe.

    Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes rëndësi të veçantë i kushton edhe një stërvitje tjetër të planifikuar me forcat ushtarake ruse.

    Revistën ushtarake ‘Mbrojtja’ e botuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes

    Nga data 22 gusht e deri më 4 shtator të këtij viti, Ushtria serbe do të merr pjesë për të tetën herë me radhë në lojërat ndërkombëtare të tankeve në kompleksin ushtarak “Medja” në Rusi.

    Përbërja e tyre do të jetë me dhjetë ekipe, nga të cilat do të zgjedhën tri ekipe garuese dhe një ekip rezervë.

    Edhe vitin e kaluar, mediet ndërkombëtare patën informuar se Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të mbrojtjes për hapjen e një zyre në Serbi, me qëllim të zgjerimit të ndikimit dhe lidhjeve ushtarake me aleatin e saj tradicional në Ballkan, Serbinë, ndërsa kjo e fundit vazhdon të kërkoj anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

    Lajmi Paraprak

    Tabela raciste pranë xhamive të Austrisë

    Lajmi i rradhës

    NBA | LeBron s’mjafton, Lakers pranë eliminimit, Harden “fshin” Celtics

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë