Tabela raciste janë ngritur në shumë vende pranë xhamive në kryeqytetin austriak, Vjenë, lajmëruan anëtarët e komunitetit musliman të vendit, njofton TRT, përcjell Nistori.
Pas debatit mbi të ashtuquajturën “hartës së Islamit”, tabela me imazhe që përshkruajnë një burrë me mjekër dhe takije në kokë, ku shkruhet “Kujdes: Islami politik është afër. Shikoni Hartën e Islamit për më shumë informacione” filluan të shfaqen ditët e fundit.
Sipas një deklarate nga Autoriteti Fetar Islamik në Austri (IGGiO) të mërkurën, tabelat ekspozojnë shumë xhami ndaj këtyre sulmeve.
“Harta e Islamit”, e cila ndan informacione të hollësishme të muslimanëve të vendit dhe institucioneve të tyre, duhet të anulohet përpara se të shkaktojë më shumë provokim dhe rrezik, thuhet në deklaratën në fjalë.
Nga ana tjetër, media të ndryshme në vend raportuan se tabelat anti-islame mund të ishin ngritur nga grupi racist “Identitar”, i cili mbron një ideologji politike ekstrem të djathtë nacionaliste pan-evropiane.
Ministria austriake e Integrimit nisi një faqe në internet të quajtur “Harta Kombëtare e Islamit” javën e kaluar me emrat dhe vendndodhjet e më shumë se 620 xhamive, shoqatave dhe zyrtarëve musliman. /Nistori/