Serbia vendos ushtrinë në “gatishmëri të lartë”

    Me justifikimin e “gjendjes së komplikuar” në veriun e Kosovës, Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë së saj. Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë.

    Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar “gatishmërinë më të lartë ushtarake” për ushtrinë serbe. Më parë ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm Serb, Milan Mojsiloviç, i cili kishte deklaruar, se “për shkak të gjendjes së komplikuar” ai është dërguar në kufirin me Kosovën nga presidenti serb, njofton agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Gjendja është serioze dhe kërkon “prezencën e forcave të armatosura serbe përgjatë kufirit administrativ”, citohet Mojsiloviç nga televizioni RTS. Por se çfarë do të thotë ky urdhër është e paqartë, për shkak se forcat serbe kanë kohë që janë në gjendje gatishmërie. 

    Ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gasiç deklaroi se në bazë të urdhrit të presidentit janë udhëzuar policia dhe njësitë e tjera, dhe qëllimi është “të marrim të gjitha masat që të mbrojmë popullin serb në Kosovë”. Së fundmi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka paralajmëruar nga shkallëzimi i situtaës. Të dy vendet ndodhen “vërtet pranë konflikteve të armatosura”, ka thënë Brnabiç, duke bërë përgjegjëse qeverinë e Prishtinës për tensionet aktuale.

    Konflikt im Nord-Kosovo

    Demonstratë e serbëve të Kosovës me një flamur gjigand serb në afërsi të fshatit Rudarë

    Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e shikon ende si provincë të sajën të shkëputur, e mbështet pakicën serbe në veri në përpjekjet e saj për të kundërshtuar autoritetin e qeverisë së Prishtinës. Përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Europian nuk kanë treguar rezultate. Ndërkohë tensionet prej vitesh në veriun e Kosovës janë shtuar në javët e fundit. Rreth 50.000 serbët që banojnë në veri refuzojnë institucionet shtetërore të Prishtinës. Bllokadat disajavore pengojnë trafikun. Me shqetësim nga bashkësia ndërkombëtare janë pritur edhe të shtënat me armë zjarri së fundmi në afërsi të njësive të NATO-s. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Në veri të Mitrovicës vendosen dy barrikada të reja

    Lajmi i rradhës

    Fluturime për në “Kosovën serbe” dhe “Kievin rus”? – falsifikime të qëllimshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë