SËRISH KRITIKA PËR GJYQËSORIN! Liritë ekonomike, Maqedonia e parafundit

    Maqedonia e Veriut në indeksin e fundit të Institutit Frejzer renditet në vendin e 61-të në botë dhe është e parafundit në rajon së bashku me Kroacinë. Më mirë se ne janë të renditura Rumania në vendin e 19-të, Bullgaria e 23-ta, Shqipëria e 26-ta, Mali i zi në vendin e 40-të. Pas nesh renditen vetëm Serbia në vendin e 61-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 89-të. Për Kosovën nuk janë ofruar të dhëna për liritë ekonomike. Maqedonia ka fituar lëvdata për sektorin publik në përgjithësi ,investimet qeveritare, si dhe për normat e tatimit dhe rritjen e kreditimit dhe fushën e rregullimit të biznesi. Kritikat më të mëdha vijnë për gjyqësorin.

    Ekspertët nga ana tjetër thonë se niveli i lirisë ekonomike është i rëndësishëm për shkak se lidhet drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, ku më shumë liri në disponimin e aseteve, fillimin e nismave sipërmarrëse dhe taksat më të ulëta – favorizojnë konkurrencën, investimet, inovacionet dhe zhvillimin teknologjik.

    Indeksi i lirisë ekonomike analizon gjashtë tregues: shpenzimet e qeverisë dhe normat e taksave, sistemi juridik dhe të drejtat pronësore, qëndrueshmëria e monedhës vendase, liri për tregti ndërkombëtare dhe rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake dhe veprimet e pavarura financiare.

    Në dhjetë vitet e kaluara,apo nga viti 2010 deri tani në vend janë përkeqësuar notat që jep ky institut, për sistemin juridik dhe të drejtat pronësore dhe atë nga 6.14 në 4.64 pikë. Maqedonia, në periudhën e kaluar po shënon rënie në vlerësimin e pavarësisë së gjyqësorit nga 4.26 pikë në 3.64 pikë dhe pavarësinë e gjykatave nga 4.34 në 3.8 pikë. Ngecje po shënohet edhe në respektimin e të drejtave pronësore ,që mbështetet edhe nga rritja e pikëve prej nga 4.42 në 4.31 pikë. Notat të dobëta po shënon edhe integriteti i sistemit juridik me një rënie nga 7.37 në 5.49 pikë së bashku me zbatimin ligjore të kontratave që kanë shënuar rënie prej 6.77 në 3.95 pikë. Besueshmëria e policisë po shënon rënie të pikëve nga 5.26 në 3.91 pikë. Ekonomistët vlerësojnë se sundimi i së drejtës është bazamenti I një ekonomie tregu, ku rezultatet jo të volitshme sjellin edhe nivelin e ulët të investimeve të afaristëve vendor si dhe shkallë të ulëta të rritjes ekonomike.

    Nga ana tjetër, analizat e Frejzer tregojnë se sektori publik tek ne, po shënon përmirësime të pikësimit nga 6.72 në 7.14 pikë. Notat më të larta këtu me 8.44 pikë kanë marrë investimet qeveritare si dhe ato për normat e tatimit dhe pronësinë shtetërore të aseteve. Në këtë fushë më pak pikë kanë marrë shpenzimet qeveritare dhe transfertat dhe subvencionet qeveritare.

    Vendi ka marrë nota shumë të larta dhe renditet shumë mirë lidhur me tregtinë e lirë dhe paratë e shëndosha që përfshin edhe rritjen e kreditimit,lirinë për të zotëruar llogari bankare në valutë të huaj etj. Rezultate të mira janë arritur edhe në fushën e rregullimit të biznes bërjes ku vlerësohen më shumë tregues si tregu i punës, bankat etj. Notat më të dobëta janë fituar për rregulloret për punësim dhe lëshimin nga puna, jo anshmërinë e administratës publike, etj. Ndryshe, Indeksin e kryeson Hong Kong, i ndjekur nga Singapori dhe Zvicra. Në vend të fundit renditen vende si Sudani dhe Venezuela. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut e 87-ta nga 180 vende sa i përket korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Presidenti i Koresë së Jugut filmohet duke sharë politikanët perëndimorë pas takimit me Bidenin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë