Sërish vendoset barrikadë në veri nga serbët, bllokohen disa rrugë

    Foto: Valon Hakaj

    Gjashtë zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore, dhe dhjetëra persona kërkuan ndihmë mjekësore pas tensionimit të situatës që ndodhi në veri të Mitrovicës, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

    Policia ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, ku deri më tani janë arrestuar tetë persona.

    Qysh në mëngjes serbët lokalë pas dëgjimit të sirenave emergjence në veri, janë grumbulluar në rrugët e kësaj komune.

    Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin mbledhur dhe nisur në drejtim të policisë. Është parë se qytetaret kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë. Ndërkohë, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit.

    Rrugët vazhdojnë të jenë ende të bllokuara. Gjithashtu është raportuar se është bllokuar edhe rruga magjistrale Prishtinë-Rashkë nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

    Sipas raportimeve rreth 200 qytetarë u mblodhën në këtë lokacion dhe aty u vendosën disa kamionë në rrugë në shenjë proteste. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Thëniet më të bukura nga Eric Hoffer

    Lajmi i rradhës

    Raporti i INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë