Zëvendësministër i Arsimit dhe i Shkencës, Arafat Shabani në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se shteti do të përkujdeset financiarisht për të gjitha nevojat që do të dalin për nxënësit e që burim e kanë reformën në arsim.
Me përkrahjen ndërkombëtare edhe financiarisht, ne futemi në reformë. Nxënësit a kanë mjete dixhitale, duhet t’i sigurojë shteti për secilin nxënës, nëpër mjet komunës me bllok-dotacione”, tha zv.ministri Shabani.
Shabani theksoi se fillimisht mjetet do t’u shpërndahen komunave për t’u transferuar te shkollat dhe nxënësit.
Ato mjete plus prej Bankës Botërore, plus donacione tjera ndërkombëtare. Mjete do të sigurohen. Do t’i jepen komunave, kumnat e dijnë sa nxënës kanë, sa shkolla kanë. Do të kuhstojë më pak se sa është investuar në libra, kanë shkuar shumë para te librat dhe efektin e dijmë. Kanë marrë para dhe librat askush nuk i ka parë”, pohoi Shabani.