Tetova në valle, Tirana në protesta!

    Derisa në Shqipëri po vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimeve, në Tetovë atmosfera është ndryshe.

    Në këtë manifestim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës dhe Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

    A do të ishte më mirë sikur të kishte një protestë për rritjen e çmimeve nga ju si një kryetar i një partie opozitare?

     “Ky është dhe misioni që në raste të gëzimit  edhe aktiviteteve kulturore në këto kohë krize  ja vlen të shpalosim të kaluarën tonë  edhe duhet të merremi edhe më probleme të aktualitetit. Jemi në konsultim me pjesën tjetër të opozitës edhe sigurisht do të kemi  një përgjigje adekuate për krizën në përgjithësi ekonomike“, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

    Por a do të del opozita në rrugë ?

    “Po patjetër, nëse nuk do të ketë qeveria reflektim për kërkesat e qytetarëve ne do të artikulojmë zërin e tyre edhe duke protestuar”, theksoi Kasami.

    Në Maqedoni çmimi i naftës pothuajse është dyfishuar, ndërsa bashkë me të edhe produktet tjera ushqimore. Edhe pse qeveria uli TVSH-në për naftën, përsëri qytetarët ankohen se sipas standardit çmimet janë të shtrenjta. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka libra, mësuesit detyrohen që t’i sigurojnë vet materialet për nxënësit

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtari: Çmimet e naftës në Maqedoni si në Danimarkë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë