Hodai: Sa ministra shqiptarë kemi pasur në MASH, asnjëri nuk ka mbajtur përgjegjësi për punën që i është besuar

    Foto: Emir Hamzai

    Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai, në emisionin e sotëm “Rruga Drejt” në Alsat-M në një përplasje verbale me zëvendësministrin e Arsimit, Arafat Shabani, tha se të gjithë ish-ministrat shqiptarë të arsimit që kanë qenë, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për dikasterin që kanë drejtuar.

    Ai tha se në katër vjet që ai është nxënës i shkollës së mesme, në shkolla nuk ka pasur as printera, ndërkaq tani pretendohet për libra dixhitalë, ndërkohë vazhdojnë të paguhen nga 10 denarë për çdo printim për provimet që kryhen.

    Sa ministra shqiptar kemi pasur, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për punën që e ka bërë në dikasterin që ka drejtuar. Sa i përket reformës me digjitalizimin e librave, është gabim i madh që librat të prtintohen nga shkollat. Shkollat tona nuk kanë as printera. Mua më ka ndodhur që për 4 vjet që jam në shkollë të mesme, të paguaj nga 10 denarë për të printuar testin. Sepse shkollat nuk kanë printuar. Unioni i nxënësve propozon që sygjerojmë të kemi një qasje të centralizuar dhe jo të dencntriluzuar- është shprehur Hodai.

    Lajmi Paraprak

    Shabani: Shteti duhet të sigurojë mjete dixhitale për secilin nxënës

    Lajmi i rradhës

    Diaspora shqiptare në Stamboll po i kthehet rrënjëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë