Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska sot u takua me Shoqatën e Pensionistëve në Manastir dhe bisedoi për nevoajt dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pensionistët.
Sipas njoftimit të MPPS-së, ministrja tha se pensiontët ndodhen lartë në agjendën e MPPS-së dhe për këtë shkak seriozisht kërkohen zgjidhjet më të mira.
“Biseduam për pensionet dhe se Fondi Pensional është stabil dhe se pensionet do të paguhen vazhdimisht dhe do të rriten sipas ligjit. Kjo u garanton ekzistencë të sigurt. Gjithashtu biseduam për çështjet e hapura dhe për mëdyshjet e tyre si dhe në cilën mënyrë duhet të përmirësohet standardi pensional. Tema po ashtu ishte edhe akomodimi, përkatësisht akomodimi i pensionistëve si një nga sfidat më të mëdha. Dhe si vetëqeverisje lokale dhe pushtet qendror ne vazhdojmë me sukses ta zbatojmë decentralizimin e shërbimeve sociale, këtu përfshihet edhe kujdesi i personave të moshuar”, tha Shahpasnka.
Me anëtarët e kësaj shoqata u bisedua edhe për hapjen e qendrave ditore për personat e moshuar.