Finalizohet projekti i Kodrës së UÇK-së

    Në Ngucat të Malishevës, gjatë të mërkurës, është përuruar obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të fshatit, ish-veteranë nga lufta e fundit, krerë komunash, e familjarë të dëshmorëve.

    Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari, si dhe ish-gjenerali shqiptar, Kudusi Lame.

    Këto shkronja janë të larta 8 metra, ndërsa mund të shihen nga shumë fshatra përreth.

    Për familjet e dëshmorëve, kjo iniciativë është shumë e qëlluar.

    Në fund pos prerjes së shiritit, u ndanë edhe mirënjohje, ndërsa për të pranishmit kishte edhe një program kulturo-artistik.

    Lajmi Paraprak

    Shahpanska: Pensionistët janë në agjendën tonë

    Lajmi i rradhës

    Ligji për origjinën e pronës është duke përfunduar, si do të arsyetojnë pronën funksionar dhe ish funksionar?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë