Shahpaska: Sistemi i mbrojtjes sociale është efikas

    Pas skenimit të gjendjes me zjarret nga ekipet e Qendrës për Punë Sociale nga Berova, e cila është kompetente edhe për Pehçevë dhe Dellçevë, kërkesat për ndihmë për më të goditurit nga stuhia e zjarrit do të hynë në sistemin e marrjes së ndihmës sociale. Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e cila bashkë me kryeministrin Zoran Zaev, me zjarrfikësit dhe me qytetarët të cilët përballen me zjarret sot paradite e vizituan rajonin e Berovës dhe Pehçevës.

    “Ne jemi në gjendje që t’i absorbojmë kërkesat e qytetarëve dhe tu përgjigjemi atyre. Ministria në projeksionin buxhetor ka mjete të cilat duhet tu përgjigjen nevojave të qytetarëve kur janë më të prekur, gjegjësisht në situatë të rrezikut në situatë siç është edhe kjo.  Te ne thirrja është vazhdimisht e hapur dhe të gjithë ata që kanë nevojë i drejtohen qendrave për punë sociale, pastaj dilet në teren dhe bëhet vlerësimi. Në mënyrë shtesë kemi edhe mjete të tjera të cilat ndihmojnë në situata urgjente dhe akute, siç është ndihma e njëfishtë në të holla në vlerë të caktuar” e cila do t’u ndihmonte qytetarëve. Ne jemi të gatshëm tu përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”, tha ministrja Shahpaska.

    Sipas Shahpaskës, sistemi i mbrojtjes sociale funksionon, gjë që u pa, veçanërisht në periudhën e pandemisë, kur ishin lehtësuar kriteret për hyrje të qytetarëve në rrezik social. Dëshmi për këtë, tha ajo, janë plus 7.500 familjet të cilat hynë në sistemin e mbrojtjes sociale./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    A janë të mirë apo të këqij njerëzit në thelbin e tyre?

    Lajmi i rradhës

    Shikimi i shumë orëve televizor në ditë, mund ta mplakë më shpejt trurin e njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë