Shaj Ali Ahmetin, e prap në “prehrin” e tij

    Urim Hasipi

    “Unë kam vetëm një busull orientimi: popullin! Ai është ndërgjegjja ime, zëri im, forca ime” .

    Ky është një nga postimet e Ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari i cili së fundi, po thirret tek populli. Një fjalë e urtë popullore e shqiptarëve thotë se “Ku dhemb dhëmbi aty shkon gjuha”. Pse, Arben Taravarit i dhemb “Populli”? Sepse, në emër të popullit je thirrë në legjitimtet, në emër të popullit Ali Ahmetin e ke “pensionuar” politikisht, e ki reformuar nuk e di sa herë, e tash kur poi a kthen shpinën popullit, thërret popullin. Arben, populli shqiptarë nuk të ka faj. Politikanët kanë faj deri në fund. E një prej tyre, je ti që duhet të mbash përgjegjësi. Nuk mundet politika të jetë sipas qejfeve tua. Kur je me VLEN-in, Ali Ahmeti i keq, kur nuk je me VLEN-in, Ali Ahmeti i mirë. Me cilin Ali Ahmet. Me atë, të cilin e ka akuzuar më shumë se kushdo tjetër. Nuk mund të jesh me popullin dhe t`i kesh bërë dëm popullit. Flas për popullin shqiptar Arben, jo ndonjë popull tjetër.
    Nëse përfqëson popull tjetër jemi në rregull. Nuk mundesh me kryeministrin të kesh raporte të mira dhe të kesh përfaqësim simbolik të shqiptarëve në nivel të drejtorive në Ministrinë që e udhëheq ti. Për çfarë shkëlqimi flet, kur në Spitalin e Mushkërive në Leshkë të kanë degraduar tërësisht, asnjë punësim të shqiptarëve dhe vazhdimisht punësohen maqedonas. Mos flas për trajtimin diskriminues të shqiptarëve pacient në këtë spital, në zemër të rajonit ku shumicë dominante janë shqiptarët dhe jo vetëm. Për çfarë shkëlqimi flet.
    Arben, politika në emër të popullit nuk është shëndetësi, apo mjekësi, ku mund të shërohesh me anti-biotik, por është përfaqësim dinjitoz. Ky përfaqësim mungon dhe nuk është turp ta thuash. Këtë e shohim, e prekim, e vërejmë çdo ditë. Ky përfaqësim nuk shërohet me anti-biotik. Askush nuk të gjykon se takohesh me Ali Ahmetin, askush nuk të kërkon llogari. Faji yt është se kjo nuk është burrëri, nuk ka të bëjë me traditën e popullit shqiptarë, sepse tek shqiptarët ka disa zakone dhe parime që janë themel i dinjitetit njerëzor. Nëse njëherë me një njeri ke përplasje publike dhe ke fol keq në publik, të gjithë të kanë dëgjuar, ti nuk mund të kesh raporte të shëndosha më me atë njeri, mund ta falësh, sepse falja është hyjnore por bashkëpunim asesi. Haj po e gëlltisim se njëherë mund të kesh gabuar, dhe populli ynë që është shumë zemërgjërë me faljen edhe ta fal, por disa herë të gabosh, të sillesh në mënyrë të përpaërgjegjshme, populli shqiptar nuk ta fal. Nuk ta fal se edhe këtë që po takohesh disa herë kinse rastësisht me Ahmetin, e bën në emër të popullit. Me cilin Ali Ahmeti bashkëpunon. Me atë që e ke shajt ditë e natë, apo me Ali Ahmetin e mirë. Nëse e ke shajt pse takohesh, nëse është i mirë, pse je ndarë disa herë. Politika në rruzullin botëror nuk njeh politikan më dyftyrësh se sa politikanët tanë. Herë e shajnë kundërshtarin e herë ulen në prehrin e tij. Në bazë të krejt kësaj, po më del një e vërtetë e pamohueshme, se Ali Ahmeti mbetet i vetmi që nuk ka bërë këto akrobacione palidhje në politikë. Fundja, kur është në opozitë e shan pushtetin, kur është në pushtet gjithçka në rregull,por nuk shëtitet prej një koalicioni në koalicion tjetër duke u bërë gaz i botës. Arben Taravari, bëj çtë duash, vepro si të duash, hyn e dil prej qeverie, ndërto e prish koalicione, por larg duart nga populli shqiptar. Ky popull nuk e meriton këtë nënçmim, sepse të thirresh në emër të popullit, duhet të kesh bërë diçka për këtë popull.
    Nga politikanët si ju, popullësia shqiptare në këtë vend është tkurrur dukshëm, është larguar nga vatrat e tyr shekullore, punësimi është bërë me libreza të partive, shëdetësia, arsimi, gjyqësia, sporti, kultura ka përjetuar katrahurë të papaparë dhe të pariparueshme me shekuj. E keni bërë leckë popullin shqiptar, nuk keni lënë hapësirë për përmirësime, dëmet i keni bërë që edhe hasmi më i madh nuk do të na i bënte dhe sot, ne emër të popullit nuk ke dhe nuk keni drejtë me folë ju politikanët.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë autori dhe Nistori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Komunat kanë realizuar vetëm 8% të projekteve! Janë shpenzuar vetëm 4 milionë euro për rrugë, ujësjellës, kanalizime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë