QYTETARËT TË PAKËNAQUR NGA INSTITUCIONET: Notë 1 për dokumentet

    Pjesa më e madhe e qytetarëve, procesit të rinovimit të dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit i dhanë një faturë te pastër, sipas sondazhit të fundit të bërë për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup. Nga hulumtimi kuptojmë se 47.1 për qind e të anketuarve thanë se në përgjithësi procesin e ndryshimit të dokumenteve e vlerësojnë me notën 1. Vetëm 5.9 për qind e të anketuarve i kanë dhënë këtij procesi notën 5, ndërsa nota mesatare është 2.7.

    Ndërsa, 20.6 për qind janë shprehur se përgjegjësinë e shohin te qytetarët pasi nuk kanë aplikuar me kohë për dokumente. Një në katër qytetarë u shprehën se për shkak të problemeve me procedurën e rinovimit të dokumenteve iu desh të anulonin një udhëtim të planifikuar, ndërsa 66 për qind e të anketuarve nuk e kishin këtë problem. Problemin më të madh gjatë udhëtimit e kanë pasur qytetarët nga mosha 30 deri ne 40 vjeç, ku edhe 36.4 për qind e të anketuarve është dashur të anulojnë një udhëtim për shkak të mungesës së pasaportave.

    Për momentin pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë pasaportë të re dhe numri më i madh është ata që kane nxjerrë letërnjoftim të ri, kështu që 43 për qind e të anketuarve nuk kanë ndryshuar ende pasaportën. 34 për qind të tjerë presin ndryshimin e kartës së identitetit dhe 33 për qind të tjerë për patentë shoferin. Mbi 63 për qind e qytetarëve tashmë kanë një letërnjoftim të ri, ndërsa 43 për qind me pasaportë të re dhe 43 për qind të tjerë patentë shoferi të ri. Më shumë se gjysma e qytetarëve nuk kanë tentuar fare të lënë termin për dokumente te reja.

    Sipas hulumtimit të fundit, pak më pak se 53 për qind e të anketuarve nuk kanë aplikuar fare dhe 43 për qind kanë aplikuar tashmë. Dy të tretat e qytetarëve thanë se kishin vështirësi në procesin e emërimit, ndërsa pak më shume se 34 për qind e të anketuarve nuk e kishin një problem të tillë. Siç pritej, problemin më të madh të orarit e kishin qytetarët që jetojnë në Shkup, ndërsa më të voglin, rajoni i Pellagonisë, madje 26 për qind e të anketuarve ende nuk kanë arritur të caktojnë termin.

    Rreth 31 për qind thanë se iu deshën disa ditë për të caktuar një takim. Ndërsa, rreth 20 për qind arritën te caktonin një takim në pak orë, dhe pak më shumë se 20 për qind në më pak se një orë. Mbi 80 për qind e qytetarëve që kanë caktuar takim e kanë bërë këtë përmes telefonit, ndërsa vetëm pak më shumë se 15 për qind kanë përdorur aplikacionin online.

    Ashtu siç pritej, të rinjtë përdornin më shumë aplikacionet online, por kjo nuk është një përqindje e madhe duke pasur parasysh se tek më të rinjtë nën 30 vjeç, vetëm 21.6 për qind aplikuan përmes faqes së MPB-së. Ndryshe, mbi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se afati i lënë nga qeveria për ndryshimin e dokumenteve me emrin e ri kushtetues në përputhje me Marrëveshjen e Prespës ishte adekuat, ndërsa 23.1 për qind e të anketuarve janë të bindur për të kundërtën. Anketa është realizuar përmes telefonit nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup në mostrën përfaqësuese prej 1.101 të anketuarve në periudhën prej 18 deri më 22 shkurt të këtij viti. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Kontrolloni sheqerin në gjak duke ngrënë me orare të rregullta

    Lajmi i rradhës

    Humbjet e papritura të ekuilibrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë