Shajnoski: Shoferët e padisiplinuar do të paguajnë vetëpërgjegjësi më të lartë

    Kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Krste Shajnoski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se në momentin kur hyjmë në procesin e liberalizimit të policave të autopërgjegjësisë kemi mundësi që kompanitë të hapin një varg sigurimesh të ndryshme. Shoferët e padisiplinuar do të paguajnë auto-përgjegjësi më të lartë.

    “Kur të hyjmë në procesin e liberalizimit, kemi mundësinë që kompanitë të hapin një sërë sigurimesh të ndryshme për autopërgjegjësi. Për shembull, dikush dëshiron të ngasë një makinë vetëm për një fundjavë, dikush dëshiron ta ngasë atë për një sezon, të themi se dëshiron ta ngasë verës, më kuptoni. Dikush është shofer më i rrezikshëm, kështu që çmimi do të përcaktohet nga personi që drejton makinën. Keni drejtues makinash të disiplinuar, keni të padisiplinuar. Të padisiplinuarit do t’i njohin kompanitë e sigurimit dhe do të paguajnë vetëpërgjegjësi më të madhe”, tha Shajnoski.

    Si do t’i njohin të padisiplinuarit kompanitë e sigurimit, si do të ndodhte kjo?

    Do të kemi një bazë të dhënash për çdo klient në autosigurim, apo autopërgjegjësi. Çdo kompani do të dijë saktësisht se për çfarë klienti është, a vozit me kujdes, a nuk vozit me kujdes, sa aksidente ka bërë e kështu me radhë”, tha Shajnoski.

    Lajmi Paraprak

    Ilmi Selami: Shqiptarët në Maqedoni janë mbi 31%

    Lajmi i rradhës

    MASh sot publikoi konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë