Ilmi Selami: Shqiptarët në Maqedoni janë mbi 31%

    Mbi 100 mijë qytetarë të imputuar rezultojnë në procesin e regjistrimit. Sipas zëvendësdrejtorit të Entit të Statistikave, Ilmi Selami kjo do të ndikonte edhe në rritjen e përqindjes së popullsisë në baza etnike.

    Pavarësisht kësaj, Selami është i bindur se në Maqedoninë e Veriut janë mbi 31%.

    “Shqiptarët është realitet se në Maqedoni janë mbi 31%”, tha Selami.

    Opinionisti Albert Musliu, duke u bazuar në jetën e përditshme tha se numri i mërgatës është shumë i lartë se sa qëndron në rezultate.

    “Ne realisht e dimë se mërgata jonë është shumë më e madhe. Numri që ka dalë është numër i vogël, e dimë prej jetës përditshme, e dimë prej familjarëve tanë. E dimë se numri i mërgatës është shumë më i madh”, tha Musliu.

    Politikanët ndaluan tempon e regjistrimit të diasporës

    Dilema mes popullsisë rezidente dhe jorezidente, dezinformatat në lidhje me këtë, deklaratat e politikanëve ishin disa nga faktorët që sipas mërgimtarëve që ndihmuan në regjistrimin e diasporës ndikuan në uljen e interesimit për t’u regjistruar. Mërgimtarët në lidhje të drejtpërdrejtë thanë se lufta e tyre ka qenë edhe që t’i bindin mërgimtarët që të regjistrohen dhe se dezinformatat janë një lojë politike.

    “Deklarata e Mickoskit dhe Zaevit ishin një dëshpërim për mërgatën shqiptarët pasi njerëzit e humbën interesin. Pas kësaj, me gjithë shokët e mi jemi munduar që t’i bindim njerëzit se kjo është një lojë politike siç e kanë bërë për vite me radhë”, theksuan mërgimtarët.

    Pas regjistrimit si do të cilësohet shqipja, gjuha që flasin 20 apo 30% e popullsisë?

    Duke e pasur parasysh se shqiptarët dolën rreth 30%, natyrshëm u shtrua pyetja se si do të cilësohet gjuha shqipe, gjuhë të cilën e flasin 20 apo 30%?

    “Hapja e Kushtetutës është një proces që i takon më tepër politikës. Gjithsesi se janë krijuar kushtet, duke e pasur parasysh se një Kushtetutë e tillë cilësoet e vjetër dhe është ndryshuar disa herë. Por se a ka nevojë për një shqyrtim të Kushtetutës, për mendimin tim ka nevojë”, tha Selami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV do të mbetet pa mësues nëse nuk rriten pagat!

    Lajmi i rradhës

    Shajnoski: Shoferët e padisiplinuar do të paguajnë vetëpërgjegjësi më të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë