Shasivari: Nëse Zaev injoron dorëheqjet, atëherë nocioni ministër dhe përgjegjësi morale janë thjesht nocione abstrakte

    Sipas profesorit Jeton Shasivari nëse dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Filipçe injorohet, përgjegjësia bie mbi tërë qeverinë.

    “Nëse kreu i Qeverisë vendos ti injoroj këto dorëheqje morale, atëherë me automatizëm këto dorëheqje do transformohen në përgjegjësi kolektive të Qeverisë, dhe ajo praktikisht do të thotë se në vendin tonë ka nivel shumë të ulët të kulturës politike dhe traditës politike, ndërsa porosia që do i dërgohet opinion është se në shtetin tonë nocioni ministër dhe përgjegjësi morale janë thjesht nocione abstrakte. Pra problemi është tek kryetari i Qeverisë, sepse ai e ka bllokuar procedurën kushtetuese dhe parlamentare dhe derisa është kështu, ai është jashtë kornizës kushtetuese të nenit 94 paragrafi një që përcakton se ministri ka të drejtë të jep dorëheqje, e që në këtë situatë është konsumuar edhe nga ministri edhe nga zëvendës ministri i Shëndetësisë”, deklaroi Jeton Shasivari, profesor i të Drejtës kushtetuese.

    Lajmi Paraprak

    Në zjarrin tragjik në Tetovë do të përfshihen katër ekspertë gjermanë

    Lajmi i rradhës

    Byrnes: Të gjitha donacionet e mbledhura do t’i donojmë në Kryqin e Kuq në Tetovë që t’u ndihmohet të gjithë atyre të cilët u prekën nga zjarri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë