Në zjarrin tragjik në Tetovë do të përfshihen katër ekspertë gjermanë

    Ekipi gjerman nga Shërbimi Federal Kriminalistik i cili duhet të arrijë këto ditë përbëhet nga katër anëtarë edhe atë dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy kriminalistë për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim.

    Këtë e tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me ekspertët gjerman që do të përfshihen në hetimin për zjarrin në Spitalin e Tetovës.

    Arsovski tha se në MPB përgatitet mbështetje në formën e mjeteve, drafteve, planeve dhe informacioneve të tjera relevante që mund të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve.

    “Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me kriminalistët në MPB si mbështetje ndaj PTHP-së gjatë hetimit të vërtetimit të arsyeve për zjarri në Spitalin Modular në Tetovë”, theksoi Arsovski.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski parashtroi dhjetë pyetje që opinioni nuk ka marrë përgjigje nga pushteti

    Lajmi i rradhës

    Shasivari: Nëse Zaev injoron dorëheqjet, atëherë nocioni ministër dhe përgjegjësi morale janë thjesht nocione abstrakte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë