ShBA: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

    Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”.

    “Kthimi kah dhuna dhe frikësimi, përfshirë përdorimi i një mjeti shpërthyes, dhe rrezikimi i jetëve nuk janë kurrë metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, shkroi Hovenier në Twitter.

    Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

    Hovenier tha se SHBA-ja i dënon këto akte dhe u bëri thirrje të gjithë të përfshirëve për përmbajtje. \REL\

    Lajmi Paraprak

    OKB-ja thotë se Ukraina po përjeton torturë kolosale

    Lajmi i rradhës

    Ende shumë mosmarrëveshje mes ShBA dhe BE për subvencionet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë