ShBA paralajmëron qytetarët shqiptarë për martesat e rreme, pasojnë dënime serioze

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi përbën krim federal në ShBA.

    Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugë të ligjshme për të hyrë dhe qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

    “Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

    Ambasada rikujton se shkeljet e ligjeve të emigracionit mund të kenë pasoja të rënda ligjore dhe të ndikojnë negativisht në mundësitë e ardhshme për udhëtim apo qëndrim në ShBA. 

    Lajmi Paraprak

    Britania e Madhe do të shkurtojë ndihmën për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Tetë gjëra që i bëni pa vetëdije

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë