ShBA: Jo dhunë në protestat e organizuara në Shkup!

    ShBA bën thirrje për vetëpërmbajtje nga dhuna në protestat në Shkup.

    ShBA-ja respekton të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë paqësore t’i shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje nga çdo dhunë në protestat në Shkup, thonë për AIM nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përcjell Nistori.

    Nga atje theksojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE është faktor i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Europë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive.

    “ShBA-të janë përkrahës i fuqishëm i integrimit të Maqedonisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është pa rezerva në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen afatgjatë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

    Uashingtoni vlerëson lartë deklaratat e liderëve të BE-së për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në BE si faktor për forcimin e sigurisë në Europë dhe për sigurinë e përgjithshme kolektive. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një e ardhme alternative për Europën

    Lajmi i rradhës

    KOMPENSIMET E FSHEHTA TË BANKAVE | Provizionet, pak nga pak bëhen shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë