Shekerinska: gratë në RMV më mirë i përballojnë sfidat

    Gratë, paqeja dhe siguria janë shumë të lidhura me jetën reale. Gratë shumë më mirë ballafaqohen me sfidat, ato duhet të jenë më të zëshme, por edhe të bisedojnë për çështje feministe, tha dje nënkryetarja e Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska në panel diksutimin “Ndikimi i lëvizjes anti-gjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë” në kuadër të Akademisë socialdemokrate rajonale për lidership të grave në Shkup, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Shekerinska potencoi se lufta dhe argumentet janë para nesh, mund të angazhohemi me emocione dhe pasion, por duhet të kemi edhe zemër të hapur, pasi nëse nuk e hapim derën për të gjitha gratë, atëherë lëvizja feministe do të dobësohet.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tij në konferencë tha se qëllimi i tyre i përbashkët është t’i grumbullojnë në një vend të gjitha gratë dhe aktivistet progresive, në një front të përbashkët në luftën për shoqëri të barabartë dhe me përgjegjësi, bazuar në vlerat evropiane.

    Ai potencoi se hapi më i madh pozitiv në avancimin dhe pranimin e ideve progresive për barazi gjinore është bërë në periudhat kur socialdemokratët janë në pushtet.

    “Miratuam dokumente që kanë hapur perspektiva të reja dhe të parët filluam me përfaqësimin procentual të grave në organet partiake, deri në përfaqësimin e plotë të barabartë, me çka u tregua se janë të gatshme ta ndryshojnë realitetin politik dhe shoqëror, ndërsa në nivel të MPB-së dhe BSP pranë MPB-së ka gra në pozitat udhëheqëse kyçe”, tha Spasovski.

    Akademia rajonale është në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe FES Dialog Evropa Juglindore.

    Lajmi Paraprak

    Në vitin 2022 është shqiptuar vetëm një kallëzim penal për ndotje të ambientit

    Lajmi i rradhës

    Drejtoresha në Njegosh i regjistron nxënësit shqiptarë pa lejen e prindërve në paralelet maqedone

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë