Shembja e objekteve pa leje në bregdet | Për 6 ditë u prishën 35 ndërtime dhe u arrestuan disa persona

    Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka vijuar aksionin e shembjeve të objekteve pa leje përgjatë bregdetit. Brenda 6 ditësh në të gjithë vijën bregdetare sipas Ministrisë se Brendshme janë shembur 35 ndërtime pa leje.

    Duket se paralajmërimi i kryeministrit Rama për qytetarët që t’i prishin vetë ndërtimet pa leje ka pasur efekte.

    Sipas ministrit, në 10 raste, kanë qenë kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur këto objekte dhe kanë pastruar inertet.

    Për ndërtimet pa leje ka pasur edhe arrestime ku sipas ministrisë se Brendshme deri më tani janë vënë në pranga 5 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

     “Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet.

    E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime” – shkruan Çuçi.

    Me hapjen e sezonit turistik ka filluar dhe operacioni për prishjen e objekteve pa leje përgjatë bregdetit. Ky operacion ka filluar gjatë kësaj jave ku nuk kanë munguar arrestime. Rasti i fundit ishte ditën e djeshme në Ksamil ku në pranga ra një 52-vjeçar pasi u kap duke ndërtuar një shtesë brenda truallit të tij pa leje.

    Më herët kryeministri Rama si dhe Ministri Çuçi kanë paralajmëruar nisjen e një operacioni të tillë me qëllim pastrimin e bregdetit nga zaptuesit dhe për një sezon turistik të qetë. Kryeministri madje ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar pa leje të fillojnë dhe t’I shembin vetë objektet e tyre pa ardhur kontroll nga institucionet.

    Duket se ky paralajmërim I ka ndërgjegjësuar qytetarët pasi nga ajo që njoftoi Ministri Çuçi më sipër, janë evidentuar 5 raste ku qytetarët i kanë prishur vetë ndërtimet e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Asiston Xherdan Shaqiri, Zvicra kalon në epërsi ndaj Uellsit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Sa do t’i kushtojë RMV-së dërgimi i këshilltarëve ekonomikë jashtë vendit?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë