Sheqerinska: As nuk i mësuam mësimet, as nuk i dëgjuam mesazhet – për këtë arsye largohem nga qeveria

    Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet së shpejti nga kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, pas dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit në Kuvend – akt të cilin e paralajmëroi për javën e ardhshme përcjellë Nistori.

    Sheqerinska sot ka bërë të ditur se po tërhiqet nga Qeveria për, siç tha ajo, arsye parimore, sepse nuk pajtohet me disa nga politikat e LSDM-së në të kaluarën. Ajo tha se për këtë në fillim të vitit ka vendosur të japë dorëheqje nga udhëheqja e LSDM-së, ku deri në kongresin e fundit ishte nënkryetare, në dy mandate.

    “Atëherë kam njoftuar se do të jap dorëheqje nga udhëheqja e LSDM-së sepse nuk jam pajtuar me disa politika. Dhe mendoj, ndoshta jam subjektive, se disa nga ato politika kontribuan në humbjen që pësuam në zgjedhjet lokale. Fatkeqësisht, përshtypja ime është se ne nuk kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe se nuk kemi dëgjuar apo kuptuar disa nga mesazhet e publikut. Prandaj, mendoj se e vetmja sjellje e ndershme apo parimore, i vetmi vendim i ndershëm do të ishte të them se nuk do të marr pjesë në Qeverinë e ardhshme”, tha Sheqerinska.

    Ajo vlerësoi se është e kënaqur me atë që ka arritur në resorin e saj në 4.5 vitet e fundit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI-ja i përgjigjet Mickoskit në lidhje me Gashin për mandatar

    Lajmi i rradhës

    Në minierën e qymyrit, TEC Manastir do të punësojë 130 punonjës të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë