Shërbimet shëndetësore në RMV, thuajse gjysma paguhet nga xhepi

    Maqedonia ka shënuar rekord sa i takon kostove të larta të shërbimeve mjekësore, të cilat janë paguar direkt nga xhepat e qytetarëve. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shtetas ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 560 dollarë, shumë kjo që në masën prej 41.7 për qind është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit. Që po të krahasohet me përqindjen që paguan një tjetër europian, një francez, do të thotë se shpenzimet janë pesë herë më të larta, ose katër herë më të larta sesa të një kroati.

    Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së, shpenzimet në total për shëndetësinë kanë shënuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015, shpenzimet toale të një personi ishin 231 dollarë, në vitin 2010 – 302 dollarë, ndërsa në vitin 2015 – 30 dollarë.

    Maqedonia radhitet e dyta në Evropë, pas Shqipërisë, ku shqiptarët paguajnë nga xhepi u tyre rreth 60 për qind të shpenzimeve shëndetësore. Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Evropës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), lista vijon me Malin e Zi (38.1%), Serbinë (35.8).

    Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20%. Ndër vendet ku qytetarët paguajnë një përqindje shumë të ulët janë Malta ku çdo shpenzim mbulohet nga shteti, Monako me rreth 7 për qind, Franca (8.9 për qind nga xhepi), Luksemburg, Holandë, Qipro e Kroaci ku shpenzimet e paguara nga xhepi nuk arrijnë as dhjetë për qind.

    Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, shpenzimet e përgjithshme për kujdesin shëndetësor në Maqedoni, në vitin 2020 arritën rreth 52 milionë denarë dhe shënojnë rritje prej 5.7% në krahasim me vitin 2019 (48.949 milionë denarë).

    “Të gjitha llojet e shpenzimeve shëndetësore, sipas funksioneve shëndetësore dhe skemave shëndetësore, shënuan rritje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Shpenzimet e përgjithshme për trajtim në skemat shëndetësore në vitin 2020 arritën në 28.445 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 në 27.657 milionë denarë, që paraqet rritje prej 2.8%. Në vitin 2020, shpenzimet e spitaleve për mjekim arritën në 17.110 milionë denarë, që është 84.0% e totalit të shpenzimeve të spitaleve sipas funksioneve shëndetësore. Në vitin 2019, spitalet për mjekim kanë shpenzuar 16.412 milionë denarë, përkatësisht 87.2% nga shpenzimet e përgjithshme të spitaleve sipas funksioneve shëndetësore”, thuhet në raportin e ESHS. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Konfliktet, ndryshimet klimatike dhe IA janë temat kryesore të liderëve botërorë në Davos

    Lajmi i rradhës

    Pritja të gjata për dokumente me emrin Maqedonia e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë