Shfaqen vështirësi gjatë regjistrimit online të nxënësve, uebfaqja e MASh-it ka probleme kohë pas kohe

    Procesi i regjistrimit të nxënësve, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut realizohet nëpërmjet formës elekronike, por nxënësit kanë hasur vështirësi gjatë regjistrimit online. Nistori pyeti shefin e sektorit për veprimtari publike në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, nëse janë në dijeni për ankesat e qytetarëve. Ai e pranoi një gjë të tillë, por shpreson se Ministria e Arsimit do ta rregullojë brenda kohës sa më të shkurtër, shkruan Nistori.

    “Kemi pasur ankesa nga ana e qytetarëve, tash e pashë se ueb-faqja e ministrisë për arsim dhe shkencë është jofunksionale për momentin. Pas konsultave që bëra me MASh, konkretisht në sektorin për arsim të mesëm na u premtua që ajo do rregullohet brenda kohës dhe na u tha se sistemi funksionon. Por kohë pas kohe shfaqen probleme, këtë ma kanë konfirmuar edhe drejtorët e shkollave. Njofton të gjithë Nxënësit dhe prindërit të cilët hasin pengesa gjatë logimit nëpër llogaritë e tyre, të drejtohen në shkollat amë, konkretisht ku kanë mbaruar shkollimin nëntë vjeçar, që nga ana kujdestarëve të klasave, që t’u jepen ato llogari. Poashtu kemi angazhuar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që t’i ndihmojnë nxënësit gjatë aplikimit të regjistrimit në shkolla të mesme. Nxënësit nuk duhet të bëjnë panik, sepse ka edhe dy afate të tjera të regjistrimit”, deklaroi Dauti.

    Dauti tha se nesër mbaron edhe afati i parë i regjistrimit, afati i dytë i regjistrimit do të realizohet më 21 dhe 22 qershor, ndërsa afati i tretë më 28 dhe 29 qershor.

    Sipas informacioneve të Dautit, në Komunën e Tetovës, në vitin shkollor 2022/23 në klasë të parë pritet që të regjistrohen 849 nxënës, prej tyre 705 shqiptarë, 134 maqedonasë dhe 10 turq.

    Nga komuna bëjnë të ditur se në pesë shkollat e mesme komunale janë paraparë 2414 vende të lira për të pranuar nxënës në vitin e parë shkollor 2022/2023. 

    • Në shkollën e Mesme komunale ‘Nikolla Shtejn’ do të ketë 714 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vitin e parë;
    • Në shkollën e mesme komunale Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq’’ do të ketë 510 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë, ku me mësim në gjuhën shqipe ka 408 vende të lira, me mësim në gjuhën maqedonase 102 vende të lira;
    • Në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski’’ do të ketë 340 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Me mësim në gjuhën shqipe ka 306 vende të lira dhe me mësim në gjuhën maqedonase 34 ka vende të lira;
    • Në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” do të ketë 442 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe janë paraparë 340 vende të lira, kurse për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase janë paraparë 102 vende të lira.
    • Në gjimnazin e dytë në Tetovë “7 Marsi’’ do të ketë 408 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë me mësim në gjuhën shqipe.

    Shkollën e mesme e përfunduan 1320 maturantë, prej tyre 1060 shqiptarë, 242 maqedonasë dhe 100 turq. Ndërsa, në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës, klasën e nëntë e përfunduan 1086 nxënës, prej tyre 861 shqiptarë, 202 maqedonasë dhe 100 turq.

    Konkursi për shkollat e mesme, për vitin e ri shkollor 2022-23 ka paraparë mbi 29 mijë vende të lira për semi-maturantët në drejtimet gjimnaz dhe drejtimet profesionale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Skender Rexhepi largohet nga Alternativa, do të veprojë si deputet i pavarur

    Lajmi i rradhës

    Nesër pritet të ulen çmimet e ushqimeve bazë për shtatë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë