Skender Rexhepi largohet nga Alternativa, do të veprojë si deputet i pavarur

    Deputeti Skender Rexhepi Zejd largohet nga partia Alternativa dhe në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur. Për këtë vendim ai ka njoftuar zyrtarisht kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Alternativa është pjesë e shumicës qeverisëse dhe ka hyrë në Qeveri pas largimit të Lëvizjes Besa, shkruan Nistori.

    Dorëheqja vjen pasi kryetari i Alternativës Afrim Gashi formoi kryesinë e partisë pa Zejdin. Në listën e anëtarëve të Kryesisë së re mungonte emri i Skender Rexhepi Zejd. Zejdi kohëve të fundit ka pasur antagonizma me partinë dhe si duket kjo është arsyeja pse emri i tij nuk është përzgjedhur si anëtar i Kryesisë, as si nënkryetar partie, as si Sekretar i Përgjithshëm, por as edhe si Sekretar i sektretariateve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Festivali i filmit “WatchOut” në Tetovë këtë herë me përgjigje artistike ndaj zhvillimeve të fundit në botë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Shfaqen vështirësi gjatë regjistrimit online të nxënësve, uebfaqja e MASh-it ka probleme kohë pas kohe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë