Shfaqet Ivanov: Bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet

    Arritja e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar shumë mendime pro dhe kundër për miratimin e tij.

    Në rrjetet social ka reaguar edhe ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov i cili kundërshton propozimin francez.

    “Si ish-president, i cili për 10 vjet ishte dëshmitar dhe kundërshtar i fortë i të gjitha lojërave të ndyra për shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet. Me një “vendim” të tillë, Republika e Maqedonisë do të zhytet në një humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas përsëri është dëshmitar i tradhtisë kombëtare. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e fituara janë vijat e kuqe që nuk duhen kapërcyer. Për to nuk diskutohen apo negociohen. Mosbindja është e vetmja rrugëdalje. Mbrojtja e Maqedonisë është përgjegjësi e secilit prej nesh. Rroftë Republika e Maqedonisë”, shkruan Gjorgje Ivanov.

    Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se propozimi francez është i përshtatshëm për Maqedoninë pasi në të nuk ka fusnota që vendosin pikëpyetje mbi gjuhën maqedonase, por qendrimi i tyre do të zyrtarizohet pasi propozimi të kaloj në të gjitha filtrat institucional.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Me propozimin e ri francez është ruajtur gjuha dhe identiteti

    Lajmi i rradhës

    Bilall Kasami ‘hedh poshtë veten e tij’, bën lojë fjalësh për shkarkimin e ish-drejtoreshës Teuta Llalla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë