ShGM: Qeveria me para të popullit favorizon mediume të caktuara

    Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski është në Romë për vizitë pune në kuadër të shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi. Në kuadër të vizitës, të pranishëm janë gazetarë dhe punëtorë mediatikë në disa mediume që të informojnë për ngjarjen. Për zgjedhjen e këtyre mediumeve private, që është në llogari të buxhetit të qytetarëve, nuk ka sqarime nga ana e Qeverisë, cilat janë kriteret dhe pse pikërisht këto mediume janë ftuar.

    Jashtë faktit që vizitat qeveritare në llogari të shtetit duhet të ndiqen nga serviset mediatike publike, e jo private, kjo qasje selektive e Qeverisë, pa kurrfarë kritere, mund të interpretohet edhe si favorizim të mediumeve konkrete. Mungesa e kritereve transparente dhe të qarta për atë se si është bërë zgjedhja, se cili medium do të raportojë për vizitën zyrtare qeveritare në Romë, krijohet diskriminimi në sektorin mediatik dhe i vendos mediumet në pozitë të pabarabartë. Shfrytëzimi i resurseve publike që të stimulohen vetëm disa mediume të caktuara në vizitat zyrtare në shtetet e huaja është joprofesionale dhe është në dëm të mediumeve, por edhe të qytetarëve.

    Nevojitet që të gjitha mediumet të kenë qasje korrekte dhe transparente deri te informatat që të ruhet raportimi objektiv dhe interesi publik në raportet mediatike. Këtë praktikë të Qeverisë, e zbatoi edhe Kuvendi kur para dy javësh në mënyrë jotransparente dhe pa kritere ka zgjedhur medium privat për vizitë zyrtare në vend të huaj, me çka bëhet e qartë se këto procese të rrezikshme, karakteristike për disa kohëra tjera mediatike, kthehen dhe i kërcënohen sërish lirive mediatike. ShGM, SPGM dhe KEMM për këtë t’i informojnë të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat i ndjekin çështjet me pavarësinë e mediumeve dhe të drejtave të gazetarëve në Maqedoni.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes

    Lajmi i rradhës

    Ana e errët e influencuesve në mediat sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë