Shitësit në RMV ankohen për ulje drastike të fitimit

    Shitësit me përvojë nuk e mbajnë mend qarkullim të tillë të dobët si tani. Ankohen se të ardhurat e tyre kanë rënë në mënyrë drastike.

    “Më parë nëse në ditë fitonim nga 1000 denarë, tani 300 denarë. Fitimet janë 70% më pak. – Sa kohë keni që jeni tregtar? – Me sa mbaj mend. Pothuajse 40 vjet. – E mbani mend ndonjëherë një situatë të tillë? – Jo, jo, jo. – Si ka qenë më parë? – Epo ishte vërtet mirë. Atë vetëm mund ta ëndërrojmë. Ajo kohë nuk kthehet më”.

    Qytetarët tashmë i ndjejnë në xhepat e tyre çmimet e larta të produkteve.

    “Më duken njësoj. – A bëni pazar shpesh? – Një herë në javë, dy herë, varet. – A ka ndonjë ndryshim të çmimeve? “Nga pak, janë më shtrenjtë, por jo të gjithë.

    Sa ndikojnë çmimet e larta në xhepin tuaj si qytetar? – Ndikon, edhe atë ndikon mjaftë. Reduktuam gjithçka, thuajse gjithçka. Duhet t’ia bëjmë disi. Është situatë e larmishme, çfarë të bëjmë.

    “Tani dola, nuk kam ecur që të shoh. Mendoj se është më lirë”.

    Deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, çmimet e disa produkteve ushqimore do të mbeten të ngrira. Bëhet fjalë për orizin, vezët, makaronat, bukën, miellin, mishin, sheqerin, vajin, qumështin, ushqimet e mishit dhe djathi e gjiza. Çmimet për këto produkte mund të ngrihen nga shkurti. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    VJERSHË E VOGËL MORTI | 101 poezi zvicerane

    Lajmi i rradhës

    LSDM dhe BDI mirëpresin emrat e propozuar nga Alternativa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë