Shkarkimi i gjykatësit Boshevski | Gjykim nga fillimi për disa raste

    Fati i gjykimit për autostradat kineze do të vendoset prej të hënës. Rasti “Trajektorja” u anulua sot për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski i cili gjykonte lëndën në fjalë. Këshilli gjyqësor ditë më parë konstatoi se ai ka vepruar në mënyrë joprofesionale. Gjykimi tani pritet të nisë nga e hëna. Për mënyrën se si pa tender është zgjedhur oferta e kompanisë kineze “Sinohidro” akuzohen disa zyrtarë, mes të cilëve ish ministri i transporti Mile Janakieski, ish zv/ kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski. Derisa gjykatësi i shkarkuar udhëhiqte rastin, i është vjetërsuar vepra Nikolla Gruevskit të arratisur, i cili gjithashtu ishte i akuzuar.

    Por, përveç rastit “Trajektorja” Boshevki ishte anëtarë i Këshillit gjykues edhe në rastet “Talir 1”, për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thotë se edhe ky gjykim do të fillojë nga e para. Në bankën e të akuzuarve, disa për larje parash, ndërsa tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duhet të ulen Gruevski dhe Janakievski si dhe bashkëpartiakët e tyre, Kiril Bozhinovski, Ilija DImovski dhe Leko Ristovski.

    Lënda e tretë që bie për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski është edhe rasti “Shkallët spanjolle”. Edhe në këtë lëndë i akuzuar është ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe 11 persona të tjerë për shitjen e paligjshme të parcelave para ndërtesës së ELEM në sheshin e Shkupit.

    Nga Gjykata penale informuan se të hënën do të njoftojnë cilët gjykatës do e zëvendësojnë Boshevskin e shkarkuar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Avokati i Popullit u bën apel organizatorëve të protestave të kenë kujdes në përfshirjen e fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ketë shërim falas për ata që refuzojnë të vaksinohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë