Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor / Alternativa: Vendim skandaloz dhe drejtësia në RMV po falimenton

    Partia e Afrin Gashit e quan skandaloz vendimin për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

    “Pas vendimit skandaloz për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, edhe një herë u dëshmua se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka falimentuar dhe se ajo është në shërbim të politikës dhe njerëzve të nëntokës. Në vend që të ndëshkohet gjykatësi që e ka shpëtuar Sasho Mijallkovin, duke e vjetruar qëllimisht lëndën e tij, ndodh shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor”, thuhet në reagin e Alternativës.

    Nga kjo parti dënojnë këtë vendim dhe theksojnë se drejtësia në Maqedoninë e Veriut po falimenton.

    “Duke e dënuar këtë vendim skandaloz dhe duke gjykuar se drejtësia në Maqedoninë e Veriut tashmë po falimenton, për çka para ca ditësh kishim edhe reagimin e ambasadores amerikane në Shkup, AlternAtivA rikujton se sa i rëndësishëm po bëhet pranimi i propozimit të saj për sanksionimin kushtetues të mosvjetrimit të lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin politik”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

    Sipas tyre, në fushën e drejtësisë, Maqedonia e Veriut do të detyrohet që të kërkojë jo vetëm ekspertizë të lëndëve gjyqësore, por edhe proktetorat ndërkombëtar për gjithë sistemin gjyqësor.

    Lajmi Paraprak

    Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të dialogut

    Lajmi i rradhës

    Nuk turpërohemi as kur na përfaqëson paturpësia!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë