Shkarkimin e qeverisë e nënshkruajtën edhe 12 deputetët e ASH-AAA

    Deputetët e ASH-AAA bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë nënshkruar për shkarkimin e Qeverisë, konfirmoi për TV21, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Për TV21, Gashi tha shkurt: “Po unë e kam nënshkruar”.

    Ndërsa nga ASH për TV21 deklaruan: “Edhe gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve ne e kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj se jemi të gatshëm të bëjmë Qeveri pa LSDM-në dhe pa BDI-në”.

    Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë se si do të vazhdojnë më tutje./TV21

    Lajmi Paraprak

    Mblidhen nënshkrime për rrëzimin e qeverisë nga VMRO-DPMNE

    Lajmi i rradhës

    Një pjesëtar i ASK-së i përfshirë në një arrestim për përafaqësim të rremë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë