Një pjesëtar i ASK-së i përfshirë në një arrestim për përafaqësim të rremë

    Dy mashtrues kanë frikësuar pronarin e një firme ndërtimi, se ai dhe disa persona të tjerë po ndiqen penalisht në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Sipas informacioneve të Alsatit, i amnistuari për të enjten e përgjakshme të 27 prillit 2017, Mihail Mlladenovski, i cili dëshmoi në vetë procesin gjyqësor, dyshohet se ka qenë truri i reketit. Ai ka organizuar takime me një biznesmen nga Manastiri, të cilit i ka kërkuar 75 mijë euro, për të fshehur një rast në Prokurori, i cili sipas MPB-së, në fakt ishte i sajuar. Për këtë e ka prezantuar një shok me iniciale V.S. për të cilin pretendonte se ishte punonjës i Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe hetues në Prokurorinë për Krimin e Organizuar. Por, ai ishte një operativ i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK). Madje Mlladenovski i ka treguar biznesmenit një urdhër të rremë të prokurorit për procedurë parahetimore, të cilën e kishte bërë nga kompjuteri i tij.

    “I denoncuari i dytë V.S., i ka mundësuar të denoncuarit të parë ta hutoj të dëmtuarin se M.M ka lidhje përmes të cilave mund të veprojë të përmbyllet procedura e mundshme para-hetimore, me çka e ka kryer veprën penale “prezantim i rremë”, thonë nga MPB-ja.

    Megjithatë, Mlladenovski të mërkurën kishte arritur nga biznesmeni të tërheq 5000 euro, por paratë kanë qenë të shënuara. Për këtë rast, procedurë hapi Prokuroria e Shkupit ndërsa Mlladenovskit i është shqiptuar paraburgim prej 8 ditëve ndërsa personit tjetër i është marrë pasaporta me çka duhet të paraqitet në gjykatë. Nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare njoftuan se askush prej tyre nuk është angazhuar në Prokurorinë Publike, por konfirmuan se përfaqësues të Gjykatës Penale i kanë kontrolluar dokumentet e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkarkimin e qeverisë e nënshkruajtën edhe 12 deputetët e ASH-AAA

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë