Ministrat e krahut të Taravarit u shkarkuan

    Saga e debatit për shkarkimin e ministrave përfundoi. Me 62 vota “Për”, janë shkarkuar dy ministrat Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti. Nënkryetari i Parlamentit tha se seanca do të vazhdojë ditën e hënë ora 11AM, ku pritet Aliu dhe Mexhiti të zëvendësohen me Naim Bajramin në Informatikë dhe Ilir Demirin në Shëndetësi, përcjell Nistori.

    Ndryshimi i ministrave nga Aleanca për Shqiptarët ndodh pasi kreu i partisë Arben Taravari dhe kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela hynë në konflikt të hapur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela mbetet në Qeveri, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

    Lajmi Paraprak

    DISA PYETJE PËR MINISTREN E KULTURËS, BISERA KOSTADINOVSKA – STOJÇEVSKA

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë