Shkatërrohet banda e trafikimit të emigrantëve, 10 persona përfundojnë prapa grilave

    Shkatërrohet banda kriminale që kanë bërë trafikimin e migrantëve në Maqedoni. Pas hetimit të koduar si “Isar” Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në bashkëpunim me departamentet përkatëse të MPB-së dhe Prokurorisë kanë arrestuar dhjetë persona të cilët janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të kontrabandës me emigrantë të përberë nga gjithsej 17 anëtarë. Kontrollet janë bërë në 11 lokacione, në Kumanovë, Kratovë dhe Strumicë. Ky grup i organizuar kriminal, në bazë të një marrëveshje të mëparshme me persona nga Serbia, Bullgaria, Hungaria dhe Maqedonia, organizonte kontrabandën e emigrantëve nga Greqia dhe Bullgaria drejt vendeve e BE-së. Njëri nga të arrestuarit është me prejardhje irakiane.

    “Gjatë hetimit është zbuluar edhe një person me prejardhje nga Iraku dhe me dokumente udhëtimi gjermane, e cila ka kryer transfere të parave ndaj organizatorëve të grupit kriminal në vendin tonë. Hetimi ka zgjatur nga korriku i vitit 2022 deri në maj të vitit 2023 dhe është konfirmuar se është organizuar transferi i migrantëve nga Greqia drejt Hungarisë si dhe nga Bullgaria drejt Serbisë, kuptohet me destinacion drejt vendeve të BE-së”, deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

    Për të kryer transportin e emigrantëve, organizatorët kanë marrë vetura me qira në Bullgari dhe Maqedoni dhe kanë angazhuar shoferë për të dërguar emigrantët në destinacionet e caktuara.

    “Çmimi për transferin e emigrantëve është varur nga mënyra dhe numri i migrantëve që është transferuar, ndërsa ka qenë nga 2 000 deri në 4 000 euro”, u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

    Policia njofton se edhe 3 persona të tjerë nga i njëjtit grup kriminal veç më janë duke kryer dënimin me burg. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut e ngulfatur nga deponitë ilegale

    Lajmi i rradhës

    “Urimi” fqinj: Kurti, qëndro sa më shumë në pushtet!?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë