Shkelet edhe një afat! Autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati

    Shkelet edhe një  afat. Kemi hyrë në vitin 2024, ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati, afat ishte dhënë në qershor të vitit 2021. Se nuk do të jetë gati u kuptua që kur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut.

    Ai para rreth 2 jave në Click Plus nuk deshi të komentojë se kur do të përfundojë kjo autostradë, por tha se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.

    Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi për dhjetor të këtij viti. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar dhe është rreth 600 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Ajri toksik po na vret, shteti nuk bën asgjë për ta zvogëluar përdorimin e naftës dhe mazutit në institucionet publike në RMV

    Lajmi i rradhës

    GREQIA, DIKUR “ARMIK”, SOT E MBËSHTETË RMV PËR INTEGRIME!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë