Shkeli këmbësorin me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes (Video)

    Vetura duke e shkelur fëmijën në Shtip

    Në një video incizim shihet një makinë duke goditur një fëmijë në vendkalimin për këmbësor dhe në të njëjtën kohë duke ikur nga vendi i ngjarjes, pa treguar kujdes për viktimën, ngjarja është publikuar nga televizioni rajonal M-net, përcjell Nistori.

    Një shofer i pakujdesshëm shkel me veturë një fëmijë në afërsi të tregut në Shtip dhe kamerat e sigurisë e kanë filmuar se si ai largohet nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar lëndime. Qytetarët kërkojnë që në këtë rrugë të merren masa parandaluese, për të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes.

    Në të njëjtën kohë, tashmë është zbuluar autori i veprës, ndaj të cilit MPB-ja ka marrë masa dhe është ngritur kallëzim penal.

    “Bëhet fjalë për një aksident trafiku i ndodhur më 26.07.2022 në rrugën “Sutjeska” në Shtip, ku drejtuesi i mjetit ka goditur një fëmijë këmbësor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe veprime dhe pas intervenimit të shpejtë të policisë së Shtipit janë konstatuar se shoferi Z.A.(62) nga Shtipi dhe vetura të cilën e drejtonte ka goditur këmbësorin e mitur duke i është shkaktuar lëndime trupore. Rasti është qartësuar dhe ndaj Z.A. Prokurorisë Themelore Publike i është dorëzuar kallëzim penal përkatës për krimet e kryera”, thuhet në njoftimin e SPB Shtip. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama dhe hajdutët e tij nuk dinë as sa prapanica e bujqve dhe blegtorëve

    Lajmi i rradhës

    Liqeni Treska mbetet jo funksional, fajin pushteti qendror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë