Si të fshini përgjithmonë llogarinë tuaj në TikTok

    Pavarësisht nëse keni shqetësime rreth privatësisë, ose shqetësoheni prej asaj që mund të bëjnë videot në forma të shkurtra për vëmendjes tuaj, ka arsye të vlefshme pse mund të jetë koha të fshini llogarinë tuaj në TikTok.

    Nëse vendosni ta fshini llogarinë tuaj në TikTok, mbajeni në mend se të gjitha videot tuaja do të fshihen, në rast se nuk janë ruajtur ose shkarkuar nga një përdorues tjetër. Kështu, para se ta bëni atë, siguroheni që të ruani çdo video të preferuar në telefonin tuaj.

    Sapo t’i ruani videot që dëshironi t’i mbani, në listën e mëposhtme janë disa prej pikave se si mund ta fshini llogarinë;

    Hapni aplikacionin e TikTok dhe shtypni butonin e profilit “Me” në këndin e mëposhtëm të djathtë të aplikacionit;

    Shtypni mbi menunë me tre pika në këndin e sipërm-djathtas të ekranit;

    Zgjidhni “Manage my account”, dhe më pas shtypni “Delete account” në fund të ekranit;

    Ndiqni veprimet në ekran dhe shtypni përsëri “Delete account”, për të konfirmuar vendimin tuaj.

    Pas këtij procesi, llogaria juaj vetëm do të “çaktivizohet”. Në rast se ndërroni mendje, thjesht hyni përsëri për të riaktivizuar llogarinë. Pas 30 ditësh, llogaritë e fshira në TikTok janë të mbyllura përgjithmonë dhe nuk mund të rikthehen.

    Nëse keni shkarkuar TikTok-un vetëm për të parë video dhe nuk jeni regjistruar kurrë në një llogari, thjesht mund ta fshini aplikacionin nga telefoni tuaj.

    Lajmi Paraprak

    Barazohet seria gjysmëfinale ndërmjet Pontes dhe Pejës, finalisti vendoset në Prizren

    Lajmi i rradhës

    Netflix ende nuk di se çfarë të bëjë në lidhje me njerëzit që ndajnë fjalëkalimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë