Valet e dëmshme të pajisjeve teknologjike

    Teknologjia është një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, sado klishe të tingëllojë kjo fjali. Në një kohë kur gjigantët e teknologjisë si CEO i Facebook, Mark Zurckerberg, po flasin për metaverse (një version i realitetit virtual), besojmë është e qartë që na pret një epokë ku teknologjia do të jetë edhe më e pranishme në jetën tonë. Mirëpo ndodh që ngazëllimi për arritjet e jashtëzakonshme të teknologjisë të vendosë në hije efektet e rrezikshme që pëson trupi ynë. Në këtë artikull do të trajtojmë se ndaj çfarë rreziku e ekspozojmë veten dhe/ose fëmijët tanë dhe çfarë masash mund të marrim për t’u mbrojtur.

    Ne jemi qenie elektromagnetike. E dimë që mund të jeni disi konfuzë tani, por po e sqarojmë me fjalë të thjeshta: Trupi ynë përdor sinjale elektrike për të kryer çdo funksion jetik për shëndetin, nga rrahjet e zemrës dhe valët e trurit deri në rritjen e qelizave dhe perceptimin shqisor. Valët elektrike gjenerojnë rrymë elektrike e cila nga ana tjetër gjeneron fusha magnetike biologjike. Pra, si qenie elektromagnetike, ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik të fuqishëm (telefona, kompjutera, laptop, televizor, iPad etj) mund të ndikojë në funksionin e qelizave dhe të rrezikojë shëndetin tonë, përfshirë këtu edhe kancerin.

    Studiuesit thonë se efektet negative ndodhin për shkak të elektrosmogut i cili është rrezatimi elektromagnetik i dëmshëm dhe i padukshëm që vjen nga përdorimi i smartphone-ve, laptopit, Led TV, Wi-Fi routers etj. Në dy dekadat e fundit, e-smog është një problem tepër i diskutuar në radhët e ekspertëve të fushës, të cilët prej vitesh theksojnë efektet afatgjate shkatërruese. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron elektrosmogun si “një nga ndikimet mjedisore më të zakonshme dhe me rritje më të shpejtë” dhe thekson se ka efekte shëndetësore serioze. OBSH dhe organizata të shumta mbi ndërgjegjësimin, studimin dhe kurimin e kancerit kanë vënë në dukje se fushat elektromagnetike janë një faktor rreziku për zhvillimin e kancerit.

    Valet e dëmshme të pajisjeve teknologjike dhe zgjidhja që vjen

    Ju ndoshta nuk e dini ose nuk e merrni me mend se lodhja e syve, dhimbja e kokës, lodha, stresi, luhatjet e humorit e shumë simptoma të tjera fizike dhe mendore mund të jenë shkaktuar nga përdorimi i këtyre pajisjeve. Kategoria më e rrezikuar patjetër që janë fëmijët. Të shumta janë studimet që theksojnë se fëmijëve nuk duhet t’u jepet asnjë pajisje elektronike pa praninë e mjeteve mbrojtëse ndaj valëve të dëmshme.Valet e dëmshme të pajisjeve teknologjike dhe zgjidhja që vjenFOTO E SHKËPUTUR NGA NJË STUDIM MBI VALËT ELEKTROMAGNETIKE NË TRURIN E FËMIJËVE DHE TË RRITURVE.

    Me siguri po pyesni veten: Si të mbrohemi dhe si të mbrojmë fëmijët? Këshillohet që të mos flini me telefon poshtë jastëkut; ta mbani telefonin, laptop-in apo iPad-in larg nëse nuk i përdorni dhe të kufizoni kohën që ju dhe të vegjëlit kalojnë me këto pajisje. Megjithatë, vetëm kaq nuk mjafton.

    Pas një hulumtimi prej dekadash, studiues në Zvicër, një nga vendet me cilësinë më të lartë të prodhimit të produkteve në botë, kanë prodhuar e-smog converter. E-smog converter, prodhuar nga kompania prestigjioze i-like Metaphysic, është një pajisje sticker fare e vogël e cila mund ta quani edhe “chip” (por pa merak sepse nuk është chip-i i shumëpërfolur përgjues i teorive konspirative) dhe njihet nga Instituti i Shëndetit Publik Zviceran. Produkti përbëhet nga materiale speciale si minerale, grimca ari 24 karat dhe prodhohet me teknologji specifike (nanoteknologji).

    Përpos këtyre, të gjitha produktet e kompanisë i-like janë të testuara edhe nga ekspertë të fizikës kuantike, neuro-shkencës, mjekësisë konvencionale dhe ekspertë të mjekësisë së lashtë kineze si dhe grupe ekspertësh të pavarur të cilët kanë theksuar prej kohësh efektet pozitive të përdorimit, si për shembull: përmirëson gjumin, neutralizon rrezatimin e dëmshëm, redukton dhimbjen e kokës, neutralizon rrezatimin 4G/5G, mbështet biorezonancën etj. Dhe gjejeni çfarë?! Mund të ndërrohet minimalisht një herë në 4 vjet!

    Për fat të mirë, chip-in mund ta gjeni fare lehtë. Nowa.al, i vetmi përfaqësues zyrtar i-like Metaphysik, ka sjellë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut sticker-in që ka lehtësuar jetën e mijërave përdorues.

    Ndonëse ka pak kohë që është prezantuar në vendin tonë, siç mund ta shihni në vijim, e-smog converter është bërë pjesë e pandashme për shumë familje shqiptare.

    Lajmi Paraprak

    Opozitarizmi në grackat e pushtetit

    Lajmi i rradhës

    Pse fëmija thotë gjithmonë jo? Fazë e rëndësishme në zhvillimin e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë