Me një penalti për kundërshtarin, shumë mundësi shënimi dhe një penalti të huqur, përfundoi në Shkup ndeshja futbollistike, e vlefshme për kualifimin në Champions League, ndërmjet Shkëndijës dhe NSH Murës.
Ekipi slloven kaloi në epërsi në minutën e 28-të me penaltinë e shënuar nga Luka Bobiçanec, shkruan Nistori.
Një penalti për Shkëndijën nuk u realizua nga Besart Ibrahimi, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar futbollistik.
Mirëpo, ritmi i lojës vazhdoi me dominimin e plotë të kuqezinjve. Ata arritën të krijojnë shumë raste, por pa arritur të nxjerrin ndonjë rezultat pozitiv. Loja e kthimit luhet më 13 korrik në Slloveni.
Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka tha se statistikisht klubi që ai drejton ishte më i mirë.
“Duke treguar statistikat del se kemi qenë më të mirë se kundërshtari në lojë. Futbolli është i tillë, po nuk shënove, nuk arrin të zhbllokohet skuadra. Ne e kemi potencialin për përmbysje dhe do shkojmë në Slloveni ta kërkojmë atje fitoren“, tha Gjoka.
Ndërkaq, Mevlan Murati, ndër më të spikaturit e natës së mbrëmshme deklaroi se pa marrë parasysh rezultatit, gjithçka mbetet e hapur.
“Ne bëmë maksimumin tonë, gjithë ekipi dha maksimumin ndaj Mura-s dhe besoj se me atë që treguam sot ndeshja akoma është e hapur. Besojmë shumë në ndeshjen e kthimit dhe nga Sllovenia të vijmë me rezultat pozitiv“, thekson Murati.
Në lidhje me ndeshjen e kthimit, trajneri Gjoka shprehet se Shkëndija duhet të tregojë tjetër vendosmëri.
“Në ndeshjen e kthimit duhet të interpretojmë të njejtën lojë, duhet të kërkojmë më shumë dhe duhet të jemi të qetë para portës që të shënojmë. Në qoftë se do të arrijmë të shënojmë, atëherë skuadra do të ketë tjetër performansë në fushë“, shtoi Gjoka. /Nistori/
Ljupçe Doriev duke gjuajtur drejt golit, por që nuk arriti të shënojë në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Bobiçanec i NSH Murës duke shënuar penaltinë në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Mevlan Murati i tërhequr për bluze nga ana e mbrojtësit slloven në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Ballistët duke përkrahun Shkëndijën në përballjen kundër NSH Murës (0-1). Foto: Lirim Shabani Kamer Çaka duke tentuar që të shërbejë topin te bashkëlojtarët e tij në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Kërcim i Egzon Bejtullait për të shmangur një depërtim të mundshëm të kundërshtarëve në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Besart Ibrahimi duke tentuar që t’i përvidhet mbrojtjes sllovene në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Lojtarët e Shkëndijës duke pritur një gjuajtje këndore për të tentuar golin në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani Valmir Nafiu duke tentuar t’i ikë mbrojtësit kundërshtarë në përballjen Shkëndija – NSH Mura (0-1). Foto: Lirim Shabani