Shkojnë në histori hidrocentralet “Boshkov Most” e “Llukovo Pole”

    Fotografia: Ilustruese

    Nuk planifikohen hidrocentrale të mëdha në zonat e pastra ekologjike siç janë Boshkov Most dhe Llukovo Pole, pohojnë nga Ministria e Ekonomisë për Alsat. Nga ky dikaster thonë se kapacitetet e ujit duhet të shfrytëzohen për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla nëse ka shkaqe të arsyeshme teknike dhe ekonomike.

    Centralet foto voltaike dhe me erë do të jenë teknologjitë me zhvillim dhe rritje më të madhe për prodhimin e rrymës në të gjitha skenarët. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla duhet të shqyrtohet me kujdes sa i takon ndikimit ndaj ambientit jetësor përkundër përfitimeve nga rryma e prodhuar”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

    Pjesëmarrja në energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e pastra të energjisë si era, uji dhe dielli, në konsumin e përgjithshëm të energjisë në vendin tonë deri në vitin 2040 është planifikuar të rritet deri në 45%. Deri atëherë, shumë ujë do të rrjedhë nëpër turbina, dhe kështu pronarët e termocentraleve, veçanërisht kapacitetet e vogla të rrjedhës, do të korrin fitime të larta. Edhe më shumë nëse dihet që shteti ua blen energjinë elektrike me çmime më të larta. Disa OJQ po kërkojnë që shteti për të mbështetur prodhimin e energjisë së pastër elektrike në vend të tarifave të larta të sigurojë premi. Edhe pse e pyetëm Qeverinë nëse do ta ndryshojë dekretin aktual, duket se nuk morëm përgjigje konkrete.

    Masat për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e energjisë ripërtëritëse synojnë të sigurojnë arritjen e qëllimeve të obligueshme nacionale për pjesëmarrjen e burimeve të energjisë ripërtëritëse në konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike”, thonë nga Qeveria.

    Nga projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha, plani për centralin Çebren në Cërna Reka është aktiv për momentin. Më shumë rrymë Maqedonia e Veriut prodhon nga termocentralet, përkatësisht nga TEC Manastiri me djegien e qymyrit, që nuk është karburant ekologjik./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Alarmante situata me fëmijët lypsarë në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Reagon Gjukanoviq: Vetëm një njeri pa dinjitet do të lejonte që të sillej në manastir me helikopter

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë