Shkollat në Tetovë përballen me problemin e ngrohjes qendrore

    Nxënësit dhe prindërit nga Tetova alarmojnë se në shkolla ka probleme me ngrohjen, gjtë të cilën e konfirmojnë edhe nga administrata komunale duke u sqaruar se kjo është për shkak të problematikës aktuale globale me resurset energjetike, njofton Tetovoinfo, përcjell Nistori.

    “Në shkollën tonë fillore ka orë të shkurtuara, që të gjithë më herët të shkojnë në shtëpi dhe në këtë mënyrë më pak të shpenzohet për ngrohje. Në shkollën e mesme kemi kufizime në ngrohjen qendrore, e cila ndalet në periudha të caktuara”, thonë nxënësit dhe prindërit në deklaratat e tyre.

    Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për veprimtari publike pranë Komunës së Tetovës thotë se nuk mund të thuhet se nuk ka ngrohje, por probleme për shkak të situatës globale që aktualisht janë duke u tejkaluar. Sipas tij, para për ngrohje ka si çdo vit nga buxheti i shtetit, por për shkak të rritjes së çmimeve, sasitë janë zvogëluar. Ai shton se krizë të derivateve të naftës ka në tërë botën, kompanitë që bashkëpunojnë me shkollat dhe i furnizojnë, nuk mund të kenë naftë nga rafineria dhe nuk mund t’i shërbejnë shkollat.

    Sipas tij, në disa shkolla ka kufizime në ngrohjen qendrore, por edhe për shkak të protokolleve të parandalimit të përhapjes së Kovid-19.

    “Kemi ardhur deri në një situatë për të bërë kohë pas kohe kufizime duke i marrë parasysh protokollet që duhet t’i respektojnë shkollat, në çdo dy orë që të hapen dritaret dhe të ajrosen dhe atëherë ndalet ngrohja qendrore dhe sërish lëshohet. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe mundohemi ta menaxhojmë situatën, nuk varet vetëm nga komuna, ky problem është global”, deklaron Dauti.

    Shkollat bashkëpunojnë edhe për këtë problem, madje edhe në formë të huazimit punohet në tejkalimin e problemeve vijuese me resurset energjetike për ngrohjen e hapësirave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministri Bekteshi: Buka, vaji dhe mielli do të shiten me çmimin blerës

    Lajmi i rradhës

    Përfaqësues të OJQ-ve: Pse BE-ja sillet si dyfytyrëshe, raciste dhe ksenofobe ndaj refugjatëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë