Shkollat në vend ankohen për shkurtim të fondeve nga MASh

    Shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë përballen me probleme në furnizimin e pajisjeve për mirëmbajtjen e mjeteve mësimore, të objekteve shkollore dhe higjienën. Kjo për shkak të planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për kursim si pasojë e krizës. Me kërkesë të Ministrisë, fondet e destinuara për këtë qëllim do të kursehen për furnizimin me energji elektrike dhe lëndë djegëse.

    “Mjetet që i kemi planifikuar sipas planit financiar na mungojnë, kështu që me rebalancin e buxhetit që do bëj këshilli i komunës, ne kemi bë ridestimin të bllok dotacioneve të Ministrisë së arsimit, si dhe nga viti fiskal i 2021, në shkollën tonë kemi mjete shtesë plus që i kemi ridestinuar tek mjetet e derivateve, rrymës dhe lëndës djegëse. Pra do kemi mungesë të mjeteve për pjesët tjera, siç është mirëmbajtja apo blerja e mjeteve mësimore, higjienike po do mundohemi të kursejmë që të kemi mjete vetëm kryesore apo elementare”, tha Rexhep Halili. Drejtor i Sh. F. “Istigball”.

    Kërkesa për rishikim të buxheteve të shkollave u bë ditë më parë nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës, nga ku u kërkua po ashtu që, sivjet shkollat të kursejnë në maksimum, shkaku se rritja e derivateve dhe energjisë elektrike ka tejkaluar parashikimet.

    “Asokohe ishte njoftimi i Qeverisë që do ketë rritje të çmimeve dhe derivateve të naftës prej tetë për qind, por jemi dëshmitarë se kjo rritje s`ka të bëj me tetë përqindshin por është një rritje enorme, andaj kërkuam nga drejtoritë që të bëjnë një krahasim të faturave të tre katër muajve të fundit, dhe të parashohin rritje të këtyre vlerave me qëllim që të kenë mjete të paguajnë rrymën dhe naftën që të mos bllokohet procesi mësimor”, theksoi Nazmi Dauti, Sektorit për Arsim, Tetovë.

    Për shkak të paralajmërimeve për thellimin e krizës energjetike në dimër, shumë shkolla të vendit frikësohen nga faturat e larta të energjisë. Shumica e tyre kanë filluar kursimin, duke ndezur në minimum dritat nëpër korridore, ndërsa pas mbarimit të orarit mësimor kompjuterët shkëputen nga rryma. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria denoncon Rusinë në OKB

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: Furnizimi me libra, deri në nëntor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë