Shqipëria denoncon Rusinë në OKB

    Shqipëria, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, denoncon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës.

    Lufta kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas është “e paprovokuar, e pajustifikuar dhe e paramenduar. Kjo luftë është gjithashtu një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, shkelje flagrante e Kartës së OKB-së dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Arkitekturën Evropiane të Sigurisë,” – tha në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e 77-të të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Rama i konsideroi “thellim të konfliktit” veprimet e ditëve të fundit të Kremlinit si mobilizimin e pjesshëm dhe referendumet në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës, të cilat ai i quajti si “referendume farsë.”

    USA, New York | Sitzung des UN-Sicherheitsrats

    “Shqipëria nuk do t’i njohë këto votime të paligjshme”, – tha Rama.

    Kryeministri i Shqipërisë paraqit edhe angazhimin e Shqipërisë “ndaj llogaridhënies dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë në nivel global”.

    “Kjo është jo vetëm që të jepet drejtësi për viktimat, por edhe të parandalohen mizoritë në të ardhmen”  tha Rama duke vënë në këtë kontekst në dukje se “Shqipëria mbështet punën dhe bën thirrje për miratimin e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve kundër Njerëzimit”. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Tre mitet e gabuara mbi krizën globale të energjisë

    Lajmi i rradhës

    Shkollat në vend ankohen për shkurtim të fondeve nga MASh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë